• Tirane, ofroj vend pune Kontabilist i llogarive te arketueshme

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Kontabilist i llogarive te arketueshme

Përgjegjësia e këtij pozicioni është përgatitja dhe regjistrimi i faturave të shitjes si dhe ndjekja e gjëndjes së klientëve. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Emetimi i faturave të shitjes në sistem dhe TVSH, në bazë të porosive të përgatitura nga magazina.
  • Regjistron arkëtimet e klientëve në sistem në kohë reale.
  • Regjistron hyrje-dalje të ambalazheve të rikthyeshme.
  • Përgatit statistikat e shitjes ditore, bazuar në faturimet ditore të shitjes.
  • Përgatit raportin ditor dhe javor për ndjekjen e klienteve.
  • Përpunon të dhënat për përgatitjen e faturave të rimbursimit.
  • Përgatit regjistrimin e shitjes ditore dhe Librin e Shitjeve mujore sipas formatit te DR. Tatimeve.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Financë /Kontabilitet.
  • Një vit përvojë pune me rregjistrimet kontabel të magazinës.
  • Aftësi të mira komunikuese në të shkruar dhe verbale.
  • Aftësi të mira MS Office, veçanarisht në MS Excel.
  • Njohuri të gjuheve të huaja si Anglisht/Italisht.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 14 Qershor 2020.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset të Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top