• Tirane, kerkohet INXHINIER ZBATIMI

VEND I LIRË PUNE PËR INXHINIER ZBATIMI


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:


• Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
• Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
• Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve në fuqi.
• Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
• Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
• Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
• Përgatitjen e “snagging list” ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit
• Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes.
• Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes
• Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier.
• Koordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
• Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
• Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse


EDUKIMI:

Të zotërojë diplomë universitare në degën “Inxhinieri ndërtimi”
Te zoteroje Licence ne zbatim



AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

· Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi për përmbushjen e detyrës në kohë dhe me cilësi;
· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
· Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
· Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT etj.)
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
· Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune të ngjashme;
· Njohuri të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh).
·

Dergoni CV ne billionemploy@gmail.com
Cel. : 0692048882
 


Apply WhatsApp
Back
Top