• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

[FONT=&quot]Partner.al kërkon një Menaxher Shitjeshnë Tiranë, për një klient, i cili operon në fushën e tregtimit, shitjes me shumicë dhe pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake.






[/FONT]

[FONT=&quot]Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për zonën e Tiranës;
  • Viziton çdo pikë shitje sipas programit ditor;
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët;
  • Identifikon nevojat e klientëve;
  • Jep propozime për përmbushjen e kërkesave të klientit;
  • Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
  • Të zbatojë me përpikmëri detyrat e përcaktuar nga eprori;
  • Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas modelit/strategjisë të kompanisë;
  • Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave;
  • Përgatitja e raportimeve të ndryshme, sipas kërkesave nga eprori i drejtpërdrejtë;
  • Të informohet në menyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas;
  • Çdo detyrë tjeter në lidhje me funksionet e tij e caktuar nga eproret e drejtpërdrejtë.





Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Fakulteti Ekonomik;
  • Eksperiencë në pozicione të ngjashme mbi 2 vjet;
  • Njohuri në perdorimin e programeve financiare dhe Paketës Office;
  • Aftësi komunikimi dhe menaxheriale;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.





[/FONT]

[FONT=&quot]
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin pozicion aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al





[/FONT]
 


Apply
Back
Top