• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Partner.al kërkon një Ekonomist/e në Tiranë për një klient, i cili operon në fushën e tregtimit, shitjes me shumicë dhe pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake.







Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për regjistrimin e faturave të blerjeve, importeve, shpenzimeve të brendshme dhe shitjeve në Programin Financiar;
  • Përditëson sistemet e brendshme me të dhëna financiare;
  • Përcaktimi i kostove reale të blerjeve dhe vendosja e cmimeve mbi produktet;
  • Regjistrimi i veprimtarive të magazinës, rakordimi në lidhje me lëvizjet e artikujve, materialeve dhe inventarit;
  • Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
  • Ndjek dhe monitoron marrëdhenien me klientet dhe furnitorët e kompanisë dhe kryen rakordimet në mënyrë periodike;
  • Kontrollon te ardhurat dhe shpenzimet e kompanisë;
  • Përgatit në mënyrë periodike raportet financiare për kompaninë;





Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune 2 vite në profil të ngjashem;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Njohuri mbi programet financiare Financa 5;
  • Aftësi kalkuluese dhe analitike të mira;
  • Etikë pune dhe përpikmëri.







Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al





 


Apply
Back
Top