• Vlore, kerkohet Sanitare

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.

Balfin Real Estate është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.

Pozicioni: Punonjes/e Pastrimi
Departamenti: Shërbimeve dhe Aseteve
Vendndodhja: Projekti Green Coast Palasë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:
Punonjesi I Pastrimit ka per detyre pastrimin dhe mirembajtjen e hapesirave te nevojshme (objekte rezidenciale) për t'u siguruar që i plotëson të gjitha kërkesat e higjienës dhe siguron një hapësirë ​​të rehatshme për banorët ose punonjësit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
Pastrimi I objekteve rezidenciale
Monitorimi i furnizimeve për pastrim dhe porosia sipas nevojës
Heqja e mbeturinave nga koshat
Raportimi i punes tek menaxheri

Detyra te tjera:
Pastrimi i mobiljeve
Ruajtja e një zone të pastër të kuzhinës
Regullimi i shtretërve dhe ndërrimi i rrobave
Pastrimi dhe higjenizimi i tualeteve, dusheve / vaskave

Eksperiencat dhe aftësi të tjera:

  • Të jetë e shkathet, korrekte dhe te shfaqe seriozitet ndaj punes
  • Organizuese e mire e dites së punës
  • Sjellje etike dhe e përgjegjshme

Kriteret e kerkuara:

  • Të jetë i gatshëm të punojë jashtë vendbanimit
  • Fleksibël të punojë me turne

Kompania Balfin Real Estate do të mbulojë të gjitha kostot e akomodimit, transportit, ushqimit për të gjithë stafin.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën hr.balfinrealestate.@balfinrealestate.al me subjekt BRE_0920
Afati i dorëzimit: 10/05/2020

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top