• Tirane, ofroj vend pune Skulptor / Punues Artistik ne Polisterol

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Thermalite është pjesë e kompanisë Rruga Ura Asfaltim Nr 2 Sh.a dhe operon në tregun e materialeve termoizoluese (EPS; XPS, ETIKS, ETAG) për më shumë se 25 vjet në tregun Shqipëtar dhe atë nderkombëtar, në partneritet me kompani të Bashkimit Europian. Thermalite zotëron Standartin ISO 9001-2008 për menaxhimin e cilësisë si dhe ofron të gjithë gamën e produkteve dhe nën- produkteve termoizoluese që janë të çertifikuara sipas standarteve bashkohore Europiane, EN 13164. Duke investuar ne inovacion dhe kërkim, Thermalite zotëron linja prodhimi të një teknologjie të përparuar duke iu pershtatur të gjithë kushteve të Bashkimit Europian.

Thermalite nen portofolin e saj te larmishem ka punimet e sistemit kapot te komplekseve Lura 1, Lura 2 dhe Lura 3 etj. Gjithashtu nje sere objekteve te banimeve shumekatesh ne te gjithe territorin Shqipetar dhe me tej. Per me shume se 25 vjet ka qendruar prane klienteve te saj duke vene ne dispozicion produktet per te bere nje shtepi te ngrohte, ekonomike por dhe te bukur.

Thermalite tani kerkon te zgjerojë stafin e saj ne sektorin Artistik, ne pozicionin: Skulptor ose Punues Artistik ne Polisterol:

Detyrat:


  • Studion projektin sipas specifikimeve të tij.
  • Zbaton projetin sipas detajeve dhe afateve të kërkura.
  • Kompozon projekte duke aplikuar ide të cilat ndikojnë në përsosjen e mëtejshme të tij.
  • Siguron standardet e cilësisë dhe paraqitjes në punimin e veprave.
  • Te krijoje nje portofol produktesh në AutoCad dhe te ketë aftësi punimi me dorë.
  • Te jete pjesemarresh ne Showroom-in e ri te kompanise ne Tirane.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Akedeminë e Arteve, neso jo te kete eksperience pune ne kete profesion ose zanat.
  • Të ketë eksperiencë pune si Skulptor dhe pervoje pune ne sektorin e polisterolit kryesisht, por me gjere perben avantazh.
  • Të karakterizohet nga iniciativa, kreativiteti dhe aftësia për të përmbushur afatet.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Te ketë aftësi drejtuese në sektorin e tij/saj.
  • Te jetë perdorues i Autocad dhe pantograf.
Ju lutem na kontaktoni ne adresen tone te email: ahasa@thermalite.eu

 


Apply
Back
Top