• Kërkohen Agjentë imobiliarë

"Billion G&G Group" është një kompani e mirënjohur në tregun imobiliar. Kompania ofron shërbim në fushën e shitblerjes, qiradhënies dhe qiramarrjes së pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Katalogu i pronave varion në: apartamente, vila, toka, ambiente të ndryshme biznesi për zyra, lokale, kopshte, resorte, hotele etj. E vendosur pranë Kullave Binjake në rrugën “Donika Kastrioti” përballë Ambasadës së Kosovës, ofron mundësi të shkëlqyer punësimi për agjentë imobiliarë që kërkojnë suksesin në këtë fushë.

Detyrat:
Identifikon prona për shitje & qira në terren,
Lidh kontrata me palët e interesuara,
Shoqëron klientët për prezantime të pronave,
Pret klientët pranë ambienteve të zyrës,
Kujdeset për plotësimin e kërkesave të kompanisë dhe klientit,
Raporton te eprorët mbi ecurinë e punës

Kualifikimet:
Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja: anglisht italisht,
Të njohë programet kompjuterike si: Microsoft Office etj.
Të zotërojë aftësi komunikuese, me fokus trajtimin e duhur të klientëve,
Eksperienca në fushën e real estate do të përbëjë avantazh.

Kompania ofron trajnime të shumta, mjetet e punës së përshtatshme, ambient pune miqësor dhe bashkëpunues.

Për të interesuarit, dërgoni aplikimin tuaj pranë adresës së email: billionemploy@gmail.com ose telefononi në nr. 0696484888,

Billion, garanci për sukses!
 


Apply WhatsApp
Back
Top