• Tirane, ofroj vend pune Koordinator logjistike për pajisjet CDE

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schëeppes, Nestea, Monster dhe Cappy.

Në CCBS, ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve tona njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:


Koordinator logjistike për pajisjet CDE
(Cold Drink Equipment)

Qëllimi i punës
Përgjegjësia e këtij pozicioni është dhënia e suportit tek Menaxheri i CDO në zbatimin e objektivave Komerciale për Cold Drink. Ndjekja, monitorimi dhe raportimi i përgjegjësive të deleguara në kohë dhe në përputhje me proçedurat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Asiston Menaxherin e CDO në përgatitjen e planeve të shpërndarjes së frigoriferëve dhe çadrave dhe siguron vendosjen e tyre në pikat e shitjes në përputhje me marrëveshjet kontraktuale dhe sipas standarteve me qëllim mbështetjen e strategjisë së shitjes.
  • Në bashkëpunim me departamentin e logjistikës organizon dhe monitoron transportin e frigoriferëve dhe çadra, për të përmbushur në kohë kërkesat e aprovuara.
  • Mirëmban dokumentacionin e materialeve CDO.
  • Përgjegjës në procesin e instalimit dhe tërheqjes së frigoriferëve apo çadrave tek klienti.
  • Gjeneron raporte të ndryshme tek Menaxheri i CDO dhe raporton për çdo sitatë problematike që mund të rezultojë gjatë procesit të punës.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universitare, preferohet një nga degët e Ekonomikut, Administrim Biznesi ose IT.
  • Përvojë pune në planifikimin operacional.
  • Aftësi shume te mira organizative dhe komonikuese.
  • Aftësia për të menaxhuar prioritetet e shumta nën presion dhe për të përmbushur afatet kohore afatshkurtra dhe afatgjata.
  • Njohuri shumë të mira të Zyrës Microsot; Excel i avancuar.
  • Njohje e mirë e Anglisht / Italisht.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola[/U].al, brenda datës 22 Mars 2020.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top