• Lushnje, ofroj vend pune Specialiste Marketingu/PR/Koordinatore

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Metropol Group është një grup privat në Shqipëri me qëndër në Lushnje, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare i cili është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Specialiste Marketingu/PR/Koordinatore.


Përshkrim i pozicionit:

Specialiste Marketingu/PR/Koordinatore është një funksion i veçantë menaxhimi që ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e komunikimit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis organizatës dhe publikut, kontribuon në zgjidhjen e problemeve dhe detyrave të ndryshme

Përgjegjësitë kryesore:

-Planifikon, zhvillon dhe zbaton strategjitë për PR, në nivel të kompanisë;
-Ndërlidhje të vazhdueshme me kolegët, dhe raportim tek zëdhënësit kryesor;
-Hulumtime të vazhdueshme rreth PR dhe analizim i planit mediatik;
-Përgatitja e shkrimeve/artikujve dhe redaktimi i tyre për rrjete sociale, portale, radio, fjalime;
-Monitorimi dhe mbikqyrja e materialeve reklamuese, spoteve publicitare dhe programeve
multimediale;
-Organizimi dhe monitorimi i ngjarjeve, si panairet, konferencat për media, aktivitete si live
presentation;
-Menaxhimi dhe përditësimi i informacioneve të kompanisënë media sociale;
-Planprograme të drejtpërdrejta në marrëdhëniet me publikun, për të projektuar, krijuar dhe për të
ruajtur një imazh të favorshëm në public për punëdhënësin;
-Qëndron i informuar ne zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave te reja;
-Bashkëpunim i vazhdueshëm me mediat, dhe individë permes e-mailit apo telefonit;
-Monitoron prezencen e produkteve ne treg;
-Menaxhimi dhe planifikimi i buxhetit për ngjarjet mediatike;

Kërkesat minimale:

-Studime të larta për Multimedia, Marketing, apo fusha relevante;
-Përvoja e punës; (minimumi 2 vite)
-Aftësi kyçe me shumë rëndësi, marrëdhënia me zyrtarë dhe publikun;
-Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe shkrim Shqip dhe Anglisht;
-Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale;
-Aftësi të shkëlqyera prezantuese;
-Aftësi për të përcaktuar prioritetet dhe planifikuar në mënyrë efektive axhenden Mediale;


Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 24 Mars 2020, në adresën elektronike hr@metropolgroup.al.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top