• Vlore, ofroj vend pune Teknik Gjelbërimi / Agronom

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agronomi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin_BRE_Cover.jpg


Balkan Finance Investment Group
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë,
ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.

Balfin Real Estate është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.

Pozicioni: Teknik Gjelbërimi/ Agronom - Kompleksi Green Coast
Departamenti: Shërbimeve dhe Aseteve
Vendndodhja: Palasë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku i gjelbërimit/ Agronomi kryen shërbimet & mirëmbajtjen e bimësise duke zbatuar planin vjetor të punës sipas sezoneve të caktuara,
ai gjithashtu kryen kontrollin periodik te luleve, gjelbërimit dekorativ & pemëve brenda kompleksit, duke u kujdesur edhe për pastrimin nga mbeturinat e thata, vaditja e tyre dhe plehërimin sipas grafikut.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
-Pastrim i territorit të gjelbërt të kompleksit nga mbeturinat e thata, plastike, organike;-Vaditja e barit dhe bimëve gjatë periudhës së sezonit Verë-Vjeshtë sipas grafikut;
-Korrja e barit me makinë sipas nevojës në territoret e gjelbërta të përbashkëta të kompleksit;
-Kontrolli periodik i luleve, gjelbërimit dekorativ & pemëve brenda kompleksit, pastrimi nga mbeturinat e thata, vaditja e tyre dhe plehërimi sipas grafikut;
-Vaditja e bimëve në vazo në territoret e përbashkëta të kompleksit dhe mirëmbajtja, plehërimi sipas grafikut;
-Raportim tek supervizorët/apo menaxheri i Departamentit Teknik në rast të evidentimit të problemeve të gjelbërimit në kompleks;
-Kryerja e shërbimeve & mirëmbajta e bimësise duke zbatuar planin vjetor të punës sipas sezoneve të caktuara;
-Si dhe çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga menaxheri i mirembatjes sipas nevojes;

Edukimi:
Të zotëroje diplomë universitare të ciklit të parë “Bachelor” në fushën e Agronomisë.

Eksperiencat e punës:
- Mbi 5 vite experience në mirëmbajtjen e territoreve të gjelbëra;
- Experiencë në fushën e agronomisë për kultivimin dhe mirëmbajtjen e pemëve/ luleve dhe sipërfaqeve të gjelbëra.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt BRE_0820.
Afati i dorëzimit: 23/03/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top