• Elbasan, ofroj vend pune Inxhinier Materalesh per Metalurgjine

NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.

Pozicioni: Inxhinier Materialesh per Metalurgjine
Departmenti: Uzina e Ferrokromit Elbasan
Vendodhja: Komuna Paper, Elbasan, Albania

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:

Inxhinieri i Materialeve punon nën supervizimin e Kryeinxhinierit me funksion primar: sigurimin e ecurise normale te procesit të prodhimit ne UFK Elbasan.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  1. Organizon veprimtarinë ne repart në mbeshtetje të realizimit të planit të prodhimit në sasi dhe cilësi
  2. Harton planet mujore te kryerjes se sherbimeve te planifikuara te pajisjeve dhe makinerive qe ndodhen ne repart dhe i miraton ato tek Kryeinxhinieri
  3. Pergjigjet per aktivitetin qe ushtrohet ne sektorin e lendeve te para, shesheve te depozitimit te lendeve te para, sektorin e furrave to shkrirjes dhe anekseve te tij
  4. Ka objektiv te punes rritjen e rendimentit dhe uljen e kostos se prodhimit te ferrokromit.
  5. Ndjek zbatimin e planit të investimeve..
  6. Zbaton planin grafik për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e makinerive dhe të paisjeve.
  7. Merr masa për zbatimin e Rregullave të Sigurimit Teknik dhe për përmirësimin e kushteve të punës.
  8. Në rast avarie punon nen direktivat e kryinxhinierit per eleminimin e avarisë
  9. Eshte pergjegjes per garantimin e kushteve to punes pa rrezik per jeten dhe shendetin e punonjesve nen varesine e tij dhe mbikqyr zbatimin rregullores se brendshme te disiplines ne pune dhe asaj teknike ne repartin e shkrirjes.
  10. Kontrollon dhe evidenton perdorimin e materialeve kryesore dhe ndihmese ne procesin e prodhimit.
  11. Eshte pergjegjes per dhenien e lejen e punes pa rrezik ne raste punimesh speciale ne repartin e shkrirjes.
  12. Kontrollon dhe pajiset me te gjithe informacionin e nevojshem rreth sasise dhe cilesise se lendeve te para qe futen ne Uzine.
  13. Eshte pergjegjes dhe merr masa qe shfrytezimi i pajisjeve dhe agregateve te behet ne perputhje me parametrat teknike te dhena ne pasaportat e tyre.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi:
Diplomë Universitare në Inxhinieri Materiale per Metalurgjine; Zotërimi i diplomave “Master Profesional” ose ekuivalenten me të, perben perparesi;
Të zotërojë gjuhën angleze me certifikimin përkatës.
Të ketë trajnimin përkatës në Industrine Metalurgjike jo më pak se 2 vjet;

Eksperiencat e punës:
Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vjet;

Aftesi të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për të koordinuar punën ne fushen përkatëse;
  • I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton ky profil;
  • Ndjenjë Përgjegjësie;
  • Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos MS Office;
  • Aftësi të interpretojë dokumente të tilla si rregulla sigurie, pune, mirëmbajtjeje, instruksione dhe procedura operacionale.
  • Të ketë aftësi komunikuese të mira
  • Të ketë aftësi të punojë në Ekip

  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura brenda dates 10.08.2020:


  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim


  1. Me e-mail: hr@albchrome.al
  2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

  • Zyrat Qendrore Tirane
Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top