• Tirane, ofroj vend pune Roje Sigurimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Xhamlliku | Oxhaku | Profarma
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Security | Polic | Ushtarak | Military
Gjuha
Aleat Sh.p.k është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Idemia Identity & Security dhe Fondit Shqiptaro–Amerikan të Ndërmarrjeve për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe Pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë.
www.aleat.al

Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për një Roje Sigurimi.

KERKESA
  • Diplomë universitare;
  • Njohja e gjuhës së huaj do të ishte një avantazh: anglisht;
  • Njohuri të mira të sistemeve të sigurisë;
  • Njohuri për pajisjet relevante, procedurat, për të promovuar mbrojtjen efektive të njerëzve, pronës dhe institucionit;
  • Përvojë e mëparshme e punës si roje e sigurisë ose pozicion përkatës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Person i vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Fleksibilitet për të punuar me turne dhe në fundjavë;
  • Të jetë person i besueshëm dhe punëtor;
  • Aftësi mbikqyrje dhe vëzhgimi;

PERGJEGJESI

  • Siguron perimetrin e jashtëm të kompanisë duke parandaluar, vëzhguar dhe raportuar;
  • Lejon vetëm personat e autorizuar të hyjnë në ambjentet dhe kërkon autorizimin nga eprorët për persona të paautorizuar, ose automjete për të lejuar hyrjen;
  • Zbaton procedurat e departamentit;
  • Mbron pronën dhe stafin e kompanisë duke mbajtur një mjedis të sigurt;
  • Mban shënime të sakta dhe raporton në detaje çdo incident të dyshimtë në perimetrin e caktuar;
  • Patrullon në mënyrë të rastësishme ose rregullisht në perimetrin e caktuar;

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë një cv të plotë me detaje të edukimit dhe eksperiencave si dhe me foto, pranë burime.njerezore@aleat.com ose Departamenti i Burimeve Njerëzore, Aleat sh.p.k, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Me dërgimin me postë elektronike të jetëshkrimit (CV) në adresën e treguar në këtë njoftim, kandidati për punë pranon që shoqëria ALEAT Sh.p.k të përpunojë të dhënat e tij/e saj personale për qëllimin e punësimit, në përputhje me legjislacionin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
 


Apply
Back
Top