• Durres, ofroj vend pune Teknik Frigoriferi

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Teknik Frigoriferi

Qëllimi i punës:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është dhënia e mbështetjes teknike për frigoriferët në pikën e shitjes sa herë që është e nevojshme, për zonat e paracaktuara sipas një plani ditor.

Përgjegjësitë kryesore:
• Riparon në kohë frigoriferët dhe impjantet ftohëse të CCBS sa herë që i kërkohet.
• Menaxhon mirë pjesët e këmbimit për riparimin e frigoriferëve dhe impjanteve ftohes.
• Raporton në mënyrë javore tek Manaxheri i CDO për të gjitha riparimet e bëra.
• Riparon dhe përgatit për tregun të gjithë frigoriferët sezonal të kthyer në magazinën e CCBS.
• Regjistron frigoriferët dhe impjantet ftohëse të reja dhe i përgatit ato për ti shpërndarë në treg.
• Raporton nëpërmjet sms riparimet e defekteve te frigoriferët dhe impjantet ftohëse te cilat janë raportuara nga forca e shitjes.


Aftësitë dhe kualifikimet:
• Arsim profesional në elektrike.
• Përvoja e mëparshme në të njëjtën fushë.
• Aftësi shumë të mira komunikimi.
• Aftësi për të punuar në grup.
• Të banojë në Durrës.



Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 15 Mars 2020.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top