• Tirane, ofroj vend pune Drejtor, Rrjeti i Partnerëve të Biznesit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Ndërton dhe mirëmban zhvillimin e rrjetit të partneriteteve dhe të referuesve, si dhe të produkteve dhe skemave zbatuese respektive, për të mbështetur aktivitetin e kredidhënies së kompanisë, si nëpërmjet rrjetit të degëve ashtu edhe nëpërmjet shërbimit në distancë, ose online.

Përgjegjësitë Kryesore

  1. Zhvillon strategjinë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me palët e treta, duke siguruar përmbushjen e objektivave të shitjes dhe të kënaqësisë së partnerëve referues dhe të klientëve kredimarrës, efikasitetin operacional dhe ofrimin e produktit, ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme me partnerët;
  2. Drejton ekipin e Marrëdhënieve me Palët e Treta, duke u siguruar që strategjia, objektivat dhe proçedurat në fuqi respektohen plotësisht, konform vlerave të kompanisë dhe standarteve më të larta profesionale;
  3. Monitoron performancën e partnerëve, merr masa përkatëse për të siguruar produktivitetin e pritshëm dhe analizon në mënyrë frekuente çdo informacion me interes, ashtu si dhe performancën e partneritetit, duke propozuar dhe masat e përshtatshme për arritjen e objektivave të përcaktuar;
  4. Zhvillon dhe propozon çmimin, promocionet dhe skema të tjera nxitëse për partnerët, stafin apo klientët kredimarrës të referuar nga partnerët, në mënyrë që të promovojë produktivitetin dhe rritjen e volumit të biznesit të kredidhënies së kompanisë;
  5. Udhëheq duke organizuar ekipin në varësi, por dhe personalisht, zhvillimin e negociatave me partnerët dhe çdo palë të treta referuese mbi kushtet dhe afatet e marrëveshjes për të optimizuar vlerën e marrëdhënieve të ndërsjellta;
  6. Analizon përfitueshmërinë dhe qëndrueshmërinë për çdo partner, për çdo segment dhe për çdo rajon, dhe raporton duke propozuar gjithashtu ndryshimet e nevojshme për përmirësim;
  7. Punon ngushtë me Degët si dhe me menaxherët rajonalë, për të kuptuar se si produkti duhet të pozicionohet dhe të përafrohet me tregun, duke treguar një vëmendje konstante mbi zhvillimet më të fundit të konkurrencës, por dhe mbi kërkesat e bizneseve partnere potenciale;
  8. Merr pjesë aktivisht në iniciativa/aktivitete të ndryshme ku përfshihet NOA për ta përfaqësuar atë denjësisht.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë universitare preferueshëm në Ekonomi, Administrim Biznesi ose të tjera të lidhura me fushën;
  2. Minimumi 3 vite eksperiencë në institucione të tjera financiare ose në një pozicion manaxherial në shitje;
  3. Aftësi për të ndërtuar marrëdhënine të forta; Aftësi për të shitur koncepte të vështira;
  4. Aftësi të shkëlqyera organizative & manaxhimit të kohës;
  5. Aftësi coaching & trajnuese të shkëlqyera; Zgjidhës problemesh kreativ;
  6. Aftësi të shkëlqyera në manaxhimin e projekteve;
  7. Eksperiencë e provuar në arritjen e rezultateve dhe tejkalimin e objektivave;
  8. Njohuri të avancuara të produkteve të kredisë;
  9. Njohje shumë e mirë e biznesit në përgjithësi dhe natyrën e institucionit financiar në vecanti;

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 13 Mars 2020.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top