• Agjencia Grey kërkon moderatore

Shqiperi
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Agjencia Grey kërkon moderatore
për realizimin e Programit Edukues Shkollor, projekt mbi higjienën vetjake dhe shëndetin.

Kushtet:
Lektoret nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri,Gjirokastra, Korça, Shkodra, Vlora, Laçi, Berati,Kavaja, Kruja, Lushnja, Lezha, Saranda, Librazhdi,Pogradeci dhe Dibra.
Të kenë aftësi bashkëpunimi,komunikimi dhe mësimdhënie si dhe qëndrim të sjellshëm.
Do të kenë avantazh kandidatet me formim mjekësor ose edukues dhe që janë të disponueshme për të udhëtuar.

Diplomë të domosdoshme në një nga këto fusha:

Mjekësi, pedagogji, biologji, psikologji, sociologji.
Kandidatet për moderatore mund të jenë studente të vitit të fundit.
Eksperiencë pune
Kandidatet me eksperiencë punë në fushën e mësimdhënies dhe në shëndetsi do të kenë përparësi

Përshkrimi i punës
Të organizojnë dhe të mbajnë leksione rreth “Higjienës vetjake dhe shëndetit” për vajzat e shkollave nëntëvjeçare në zonën e tyre të veprimit.
Të ndërmarrin dhe të mbajnë lidhjet e nevojshme me autoritetet lokale edukative

Të përqëndrojë informacionin e marrë në zonë dhe të shkruajë raporte javore.

Mundësitë
mundësi për të punuar në një kompani të rëndësishme dhe të kenë një rol kryesor në proçesin e edukimit të të rinjve

Si të aplikoni?
Dërgoni një CV me fotografi të bashkangjitur, në adresën e mëposhtme :
E-mail: office@greyalb.com
(Për programin edukues shkollor Always)

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data
06/03/2020
 


Apply
Back
Top