• Tirane, kerkohet Interior Designer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DZA_interiors është duke kërkuar për kandidatë të detajshëm dhe artistikë me aftësi të mira ndërpersonale për pozicionin e punës Interior Designer me kohë të plotë.

Përgjegjësitë kryesore të Interior Designer përfshijnë shqyrtimin e referencave për stilin e projektit të interierit. Intervistimin e klientit për plotësimin e programit të projektimit, konceptimin në 2D të hapësirave funksionale dhe organizimi sipas kërkesave specifike të klientit, si dhe modelimin në 3D të projektit.

Nëse po kërkoni një ambjet pune me standarte të larta, një zyrë ku të aplikoni dhe të zhvilloni aftësitë tuaja dhe ku orët shtesë të punës paguhen atëherë DZA_interiors është vend i duhur për ty.


Një interior designer i mirë duhet të ketë:

• Imagjinatë dhe kreativitet

• Sy për dizajn në kompozimin e ngjyrave dhe shfrytëzimin e hapësirave

• Aftësinë për të vizualizuar konceptet dhe për t’ja u shpjeguar ato të tjerëve

• Dëshirën për të qenë i përditësuar me trended më të fundit në design

• Aftësinë për të vendosur afate për përfundimin e projekteve dhe t’u përmbahet atyre

• Aftësi për të përdorur programet e duhura kompjuterike gjatë proçesit të dizenjimit


Njohuritë e kërkuara:

• Diplomë bachelor në arkitekturë ose interior design

(2-3 vjet eksperiencë)

• Përdorim profesional të Autocad 2D

• Përdorim profesional të Sketchup 3D

• Përdorim profesional të V-Ray

• Përdorim profesional të Photoshop

• Nivel të moderuar të gjuhës angleze



Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të merren në provë e cila zgjat maksimumi 1 javë.

Paga fillon nga 70,000 lekë rrogë bazë plus përqindje bonus në bazë të projekteve, me kontratë pune të rregullt.

Për aplikime: whatsapp +355697333303 ose dërgoni CV + portofol punësh në adresën

e emailit dza.zyra@gmail.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top