• ofroj vend pune Menaxher Projekti

Design Angle kerkon Menaxher Projekti, ne fushen e Marketingut Dixhital.

Kualifikime/ Kërkesa:
· Të ketë ndjekur arsimin e lartë
· Të ketë eksperience pune dhe preferohet në sektorin e marketingut
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
· Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje e shitje, në ndërtimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj.
· Të përdorë mirë programet baze Office, Outlook etj.

Detyrat/Përgjegjësitë
· Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizoje zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit te projektit pra sipas projekt-preventivit.
· Të detajoje dhe kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikëqyrë zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit.
· Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot.
· Të përfaqësojë kompaninë me palë të treta për temat e lidhura me projektin.
· Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe mbajë përgjegjesi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit
· Të raportojë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit.
· Të zhvillojë fushata prokurimi periodike sipas nevojave për produkte të kompanisë dhe të projektit si dhe fushata periodike kontrolli të kushteve të tregut – cilësi dhe çmim të materialeve që po meren sipas kontratave ekzistuse.
· Pas fushatave te prokurimit të finalizojë dhe të ndjekë lidhjen e kontratës me furnitorë të rinj ose ekzistues.
· Të bëje porositë e materialeve dhe grupeve të punës për projektin dhe të ndjekë realizimin e tyre.


Të interesuarit luten të dërgojnë CV e tyre në hr@designangle.al
 


Apply
Back
Top