PFI

  • Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Administrative

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Premium Finance Invest sh.p.k (Nipti L61711009G) është një kompani e cila ka për qëllim, nxitjen e investimeve në fushën e turizmit, ndërtimeve civile dhe industriale.


Kompania po rekruton për pozicionin:
Asistent/e Administrative​

Përshkrim i Përgjithshëm:

Asistent/e Administrative është personi përgjegjës/e për të suportuar CEO-n në administrimin e kompanisë.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Drejtimi i plotë i operacioneve të përditshme me karakter administrativ dhe organizativ.
  • Kryen vlerësim paraprak të çdo teme dhe/ose dokumenti hyrës (raport, korrespondencë, etj.) përpara se t’ia paraqesë atij.
  • Vepron si person kontakti ndërmjet CEO-S, vartësve apo personave të tretë, duke përcjelle direktiva, detyra dhe monitoron statusin e kryerjes së tyre.
  • Organizimi i takimeve dhe mbledhjeve periodike, marrja pjesë në to, mbajtja e shënimeve përkatëse dhe raportimi i tyre.
  • Organizim dhe koordinim i takimeve, telefonatave, udhëtimeve sipas kërkesave të CEO-s.
  • Mbajtja në konfidencialitet të plotë e axhendës dhe postës elektronike të CEO-s.
  • Hartimi dhe arkivimi i të gjithë dokumentacionit administrativ të shoqërisë.


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare (e preferueshme Shkencat Ekonomike)
  • Eksperiencë pune të mëparshme si Asistent/e Administrative/Ekzekutive.
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze (Avantazhohen kandidatët që poashtu kanë njohuri dhe të gjuhës Gjermane).
  • Njohuri shumë të mira të MS Office.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, koordinuese dhe analitike.
  • I/e aftë të punojë në skuadër, por edhe në mënyrë individuale.
  • Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale.
  • Të ketë aftësi për të punuar nën trysni.


*Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 20.02.2020 në adresën email: enkeltsalla@pfi.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



 


Apply
Back
Top