• Durres, ofroj vend pune Specialiste Burimesh Njerezore

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Teuta lider ne treg persa i perket produkteve nen marken Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shume markave premium dhe prestigjoze si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Tedesco etj kerkon te punonjesoje:

Specialiste HR per Qendrën në Durres:


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Menaxhimi i dokumentave, organizimi i takimeve në kohë dhe përpikmëri;
• Pret, përcjell vizitorë të huaj ose partnerë që kanë lidhje me shoqërinë, duke rakorduar; transportin dhe facilitetet e tjera;
• Menaxhon dokumentacionet në dosje dhe te stafit te brendshem te kompanise
• Zhvillon dhe formaton dokumente të ndryshme si dhe asiston në përgatitjen e materialeve të ndryshme të shoqerisë;
• Dokumenton dhe arshivon kontratat sipas natyrës së tyre;
• Organizon axhendën, takimet dhe udhëtimet e punës për Drejtuesin e shoqërisë;
• Përkthen saktë dokumentat në kohën e kërkuar dhe me cilësinë e kërkuar;
• Mirëmban gjithë korespodencat e zyrës në formë elektronike ose hard copy;
• Mirëmban dhe arshivon sistemin e dosjeve, korespodencave, procesverbalet e takimeve;
• Kujdeset për ҫështjet administrative të zyrës;
• Organizon dhe kujdeset për blerjen e materialeve të nevojshme për aktivitetin e zyrës;
• Organizon takimet dhe axhendën e takimeve me partnerët;
• Gadishmëri dhe ndjekje e kërkesave të punës;
• Detyra të tjera që i ngarkohen;
• Përgatit axhendat e takimeve dhe telefonatave;
• Raporton te administratori në mënyrë të detajuar ecurinë e punës ditore.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e larte per Juridik.
Eksperiencë Pune: Të paktën 1-2 vite eksperiencë pune si asistente personale/HR;

Aftësi:

• Të zotërojë gjuhën angleze dhe italiane (më së shumti ) të shkruar dhe të folur
• Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (paketa Microsoft Office)
• Të jetë vigjilente dhe të ketë aftësi shumë të mira organizative
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, në të folur dhe të shkruar.
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre CV në adresën: [B]hr@teutadurres.com[/B] dhe info@teutadurres.com.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top