• Tirane, ofroj vend pune Retail Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë,një kompani ndërkombëtare një fushën e elektroshtëpiakëve, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

RETAIL MANAGER

Përgjegjësitë kryesore:


  • Vizita sistematike të pikave të shitjes;
  • Gjetja e klientëve të rinj dhe ndjekja e marrëdhënieve me ta;
  • Kontrolli, mbikëqyrja e produkteve të kompanisë në pikat shitëse;
  • Marrja e porosive nga pikat shitëse
  • Mbikëqyrja sitematike në pikat shitëse në mënyrë që të mos ketë mungesë të produkteve në asnjë moment;
  • Analiza e sasisë së porosive me qëllim shmangien e mungesës së produkteve ose mbingarkesës;
  • Raporton për gjendjen në treg, në mënyrë të veçantë për mallrat konkurrente si dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim tjetër nga blerësit;
  • Mban evidencë ditore për punën në terren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për raste konkrete;
  • Prezanton produktet e reja tek të gjithë klientët të cilët viziton;
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhenieve me klientët;
  • Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e klientëve.

Kërkesat e profilit:


  • Arsimi i lartë;
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar;
  • Të njohin mirë gjuhën angleze;
  • Të kenë njohuri shumë të mira mbi teknologjinë e informacionit dhe aplikimet e saj;
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 11/02/2020.

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
 


Apply WhatsApp
Back
Top