• Tirane, ofroj vend pune Fizioterapist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
8 Medreseja | Tregu Industrial
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mjekesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Titulli i pozicionit: Fizioterapist
Organizata: Shoqata Ryder Albania
Qyteti : Tiranë dhe Durrës
Tipi i punësimit: Me kohë të plotë

Përshkrimi i shkurtër i organizatës


Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care,të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas, në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën,si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik,psikosocial për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në fazën terminale.
SHRA ofron shërbim në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës.Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996.Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve të shëndetësisë,që kanë në fokusin e punës të tyre kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativnë sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.
Përgjegjësitë e fizioterapistit



  • Punon me pacientin për të identifikuar, vlerësuar problemin fizik.
  • Zhvillon dhe rishikon programin e trajtimit.
  • Zhvillon ushtrime dhe lëvizjeve fizike terapeutike
  • Edukon dhe këshillon ushtrime dhe lëvizje të nevojshme për pacientët, të afërmit dhe kujdestarët, për një cilësi më të lartë të shërbimit.
  • Mban shënime dhe harton raporte për rastet e pacientëve.
  • Mbledh të dhëna mbi historikun mjekësor të pacientëve.
  • Qendron i përditësuar me teknikat e reja dhe teknologjinë në dispozicion për trajtimin e pacientëve.
  • Optimizon aftësitë funksionale të pacientëve përmes kontributit të duhur të rehabilitimit
  • Realizon menaxhimin jo-farmakologjik të frymëmarrjes dhe dhimbjes.

  • Ofron këshilla spontane dhe të planifikuara, mësimdhënie dhe udhëzime për të afërmit, kujdestarët dhe profesionistët e tjerë në mënyrë që të promovoje të kuptuarit e qëllimeve të fizioterapisë në kujdesin paliativ dhe për të maksimizuar potencialin e rehabilitimit të pacientëve, duke siguruar një qasje të qëndrueshme për kujdesin ndaj pacientit.


Kriteret



  • Të zotërojë diplomë në nivel bachelor në Fizioterapi ose Aktivitet Fizik dhe Rekreacion, master profesional ose shkencor do të ishte i preferueshëm.
  • Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune në profesion.
  • Të jetë i motivuar për të punuar me pacientë me kancer dhe kronikë, në fazë të avancuar.
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në ekip
  • Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
  • Të posedojë leje drejtimi për automjetin ( Kategoria B)

Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është data 10 Shkurt 2020. Të interesuarit mund të dërgojnë CV, letrën e interesit dhe dy referenca në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania : ryderalb@icc-al.org. Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.
 


Apply
Back
Top