• Tirane, kerkohet Agjent Shitje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profili i Kompanise:
EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon. I pranishëm me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Renewable-Energy”, në ofrimin e shërbimeve te projektimit dhe promovimit të sistemeve të avancuara për godina residenciale, tregtare, industriale, telekomunikacion dhe shitjen me shumicë të materialeve elektrike. Në kuadër të zgjerimit të stafit EuroElektra kërkon ‘’Agjent Shitje’’.

Pozicioni: Agjent Shitje
Departamenti: Marketing
Vendodhja: Selia Qendrore, Rruga Prush, Nr. 1041, Vaqarr, Tiranë


Përmbledhja e Pozicionit:

Agjenti i shitjeve është përgjegjës për zhvillimin edhe implementimin e aktivitetit tregtar të portofolit të produkteve të paracaktuara. Agjenti i shitjes identifikon listën e artikujve të portofolit që disponon kompania deri te tregtimi te klienti, qoftë ky fundor, rishitës apo B2B. Kjo gjithmonë duke analizuar tregun edhe duke ruajtur edhe shtuar marzhin e fitimit të portofolit të paracaktuar
Në rastin konkret të tregtimit të produkteve/pajisjeve/materialeve që lidhen me:
• Impiante dhe materiale elektrike dhe elektronike.
• Impiante dhe produkte ndriçimi rezidencial, industrial dhe tregtar.
• Impiante dhe produkte të sistemeve fotovoltaike.
• Impiantet e portave automatike për godina rezidenciale dhe publike.
• Impantet e access control-it rezidencial dhe publik.
• Impiante sigurie/kamerach TVCC.
• Impiante sigurie, alarmi dhe zjarri.
• Impiante citofonie/videocitofonie.
• Të tjera pajisje/aksesorë që lidhen me impiantet e mësipërme.


Kërkesat që duhet të përmbushë kandidati:
Diplomë universitare (ose të mesme por me eksperiencë) në Marketing, Administrim Biznesi, Inxhineri elektrike ose Arkitekturë.
Te ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet


Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Të ketë aftësi të mira negociimi dhe bashkëpunimi.
- Të komunikoje rrjedhshëm në gjuhë të huaj, në Anglisht ose Italisht.
- Të ketë njohuri bazë në lidhje me aspekte teknike-elektrike.
- Të zotërojë leje drejtimi klasi “B” dhe të jetë njohës i rretheve të Shqipërisë.
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike të përpilimit të ofertave dixhitale.
- Të zotërojë mirë paketën Microsoft Office dhe Adobe Ilustratore.
-Të planifikojë, zhvilloje dhe zbatoje aktivitetet e shitjes për kategorinë e produkteve të paracaktuara.
-Të identifikojë dhe krijojë marrëdhënie me klientë të rinj duke mbrojtur interesat e klientëve ekzistues.
-Të planifikojë vizita të rregullta dhe ekzekutojë porosi periodike për secilin klient.
- Ti ofrojë asistencë dhe konsulencë të plotë klientëve në lidhje me portofolin e produkteve.
- Të planifikojë targetin dhe të jete i përgjegjshëm për planin e paracaktuar.
- Të analizojë tregun në mënyrë që të maksimizojë fitimin e portofolit të paracaktuar.
-Të kryejë analiza të gjendjes së magazinës edhe në mënyrë periodike të hartojë file-in e porosisë.


Aftësi të tjera:

Kandidati duhet të jetë i aftë si në aspektin teknik, po ashtu edhe në atë të marrëdhënieve me klientë/furnitorë.
Të jetë energjik, komunikues, i aftë në punën në grup, dinamik edhe i orientuar drejt objektivit duke bërë të mundur zhvillimin edhe rritjen e kënaqësisë së klientëve të portofolit.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre me subjekt të përcaktuar në adresën e emailit: info@euroelektra.al.
EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tirane

Tel: +355 42 286 560
Cel: +355676048043
email: info@euroelektra.al
web:http://euroelektra.al
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/
 


Apply WhatsApp
Back
Top