• Tirane, ofroj vend pune .NET Software Developer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
3i Solutions është një kompani që operon prej vitesh në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në kuadrin e rritjes së stafit është në kërkim të zhvilluesve në .NET.

I. Detyra dhe përgjëgjesi kryesore:
– Kryen detyrat e ngarkuara sipas afateve ditore/javore/mujore/vjetore të përcaktuara nga drejtuesi i skuadrës, manaxheri i projektit ose eprori i drejtpërdrejtë.
– Të ketë një komunikim profesional me kolegët, eprorët dhe klientët e kompanisë.
– Të rritet profesionalisht në mënyrë të vazhdueshme në teknologjinë që zotëron ose ato që i caktohen.
– Të evitendojë problematikat, të trajtojë zgjidhjen e tyre ose adresimin tek eprori.
– Të pranojë/japë kritika/sugjerime, si mjet komunikimi objektiv për t’u përmirësuar profesionalisht dhe rritur cilësinë e punës.


II. Detyra specifike:
– Bashkëpunon me ekipin e projektit për të përcaktuar dizajnin dhe kodin në përputhje me kërkesat e biznesit dhe të sistemit.
– Teston kodin e zhvilluar dhe sigurohet që operon sipas standarteve më të mira dhe në harmoni të integruar me pjesët e tjera të kodit.
– Dokumenton kodin e bërë sipas metodologjisë së aprovuar nga kompania, duke siguruar që të ketë një “knowledge transfer” të përhershëm me grupin dhe kolegët.
– Ndjek aktivitetet e zhvillimit të aplikacioneve ndërfunksionale për të arritur objektivat e projektit.
– Sigurohet që produktet e zhvillimit të aplikacioneve të realizohen brenda afateve kohore dhe me cilësi të lartë.
– Rekomandon praktikat dhe mjetet më të mira për zhvillimin e duhur të aplikacioneve.


III. Njohuritë dhe aftësitë e nevojshme:
- Diplomë Master në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike ose të ngjashme.
- Mbi 4 vite eksperiencë programimi në teknologjitë Microsoft (ASP .NET, C#, Visual Studio, (WCF), web services, etj.) dhe open standards (XHTML, JavaScript, AJAX, CSS, etc.)
- Aftësi për të analizuar dhe për t’i dhënë zgjidhje optimale problemeve komplekse.
- Njohuri të konsoliduara mbi procesin dhe ciklin e zhvillimit të software.
- Aftësi për modelim të database-ve komplekse, SQL Read/Write statements.
- Eksperiencë në ndërtimin e aplikimeve web të sigurta: autentikim i përdoruesit, akses i kontrolluar nga roli, arkitektura n-tier, enkriptim db/file, teknikat e validimit.
- Eksperiencë në unit testing, MVC, SharePoint, Entity Framework, Dependency Injection Frameworks.
- Aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.

IV. Në 3i Solutions ofrojmë:
– Zhvillim Profesional: Mbështesim dhe nxisim talentin e gjithsecilit, duke ju treguar rrugën e duhur drejt rritjes profesionale. Ofrojmë certifikime të teknologjive dhe praktikave bashkëkohore.
– Eksperienca Ndërkombëtare: Me klientë nga industri dhe vende të ndryshme, ne ofrojmë mundësinë për të punuar me projekte që sjellin në treg produkte të realizuara me teknologjitë më të fundit dhe shkëmbime eksperiencash.
– Vlerësime Performance: Meritokracia është pjese integrale e udhëheqjes në kompaninë tonë. Çdo punonjës merr vlerësime periodike në bazë të performancës në punë si dhe kompensime të tjera, në bazë të politikave të bashkëpunimit.
– Ambient komod e miqësor: Në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, fare pranë qendrës dhe me mundësi aksesi të transportit publik, ofrojmë ambiente të rehatshme, me një ekip miqësor, të talentuar dhe plotësisht profesional.
-Organizime dhe Aktivitete: Tech talks, darka miqësore, udhëtime brenda dhe jashtë vendit, shkëmbime eksperiencash mes skuadrës, aktivitete sportive (futboll, volejboll), aktivitete bamirësie, e shumë të tjera që do I zbuloni nëse jeni pjesë e ekipit 3i Solutions.


Ju ftojmë të dërgoni CV-të në adresën tonë të e-mailit hr@3i-solutions.net dhe të na ndiqni në rrjetet tona sociale LinkedIn dhe Facebook për njoftime të tjera. Për njoftimin e mësipërm aplikimet pranohen deri në datën 30.9.21
 


Apply
Back
Top