• Tirane, ofroj vend pune Specialist

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.
Departamenti I Kujdesit ndaj klientit është i specializuar për të dhënë mbështetje për disa kompani të grupit. Kujdesi ndaj klientit është procesi qe kujdeset ndaj klientit për të siguruar kënaqësinë maksimale te tyre dhe ndërveprimin me një biznes dhe markën, mallrat dhe shërbimet e tij.
Pozicioni: Analist te dhenash per Kujdesin ndaj Klientit
Departamenti: Departamenti I Kujdesit ndaj Klientit
Raporton: Koordinatori I Kujdesit ndaj Klientit
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Ky pozicion ka për detyrë të grumbulloje informacionin nga disa burime dhe exporton raporte qe jane te dobishme per te marre vendime me rendesi biznesi. Paraqet gjetjet, perkthen te dhenat ne nje dokument te kuptueshem.

Detyrat/Përgjegjësitë:
- Pozicioni siguron saktësinë e të dhënave bazuar në skemën e besnikërisë dhe duhet të sigurohet që te jenë vigjilentë në analizën e tyre për të ardhur për të korrigjuar përfundimet.
- Kujdeset për kontrollimin e procesit të hedhjes së të dhënave dhe korigjimin e të dhënave.
- Kontrollon rregullisht stokun e materialeve të programit të besnikërisë dhe kujdeset për procesin e logjistikës së tyre.
- Punon me ekipin e menaxhimit për të krijuar një listë prioritare të nevojave për secilin segment biznesi.
- Zhvillimi dhe zbatimi i analizave të të dhënave, sistemeve të mbledhjes së të dhënave dhe strategjive të tjera që optimizojnë efikasitetin dhe cilësinë statistikore.
- Përftimi i të dhënave nga burimet primare ose sekondare të të dhënave dhe ruajtja e bazave të të dhënave.
-Asiston ne raportet e Customer Care.
-Pjesemarrese ne te gjitha aktivitetet e Loyalty-t sipas nevojave.

Kërkesat:

  • Njohuri bazike te gjuhes angleze;
  • Njohuri shume te mira kompjuterike sidomos paketa Microsoft (vecanerisht ne Excel).
  • Aftesi mesatare ne pergatitjen e raporteve.
  • Aftesi shume te mira organizative dhe koordinuese
Kopetencat:

  • Të jenë në gjendje të thjeshtojë sa më shumë informacione të komplikuara;
  • Personaliteti dinamik dhe i vetë-motivuar;
  • Metodike dhe të organizuara;
  • Te jete I orientuar nga detajet;
  • Ndershmëria dhe Integriteti;
  • Personalitet proaktiv dhe multitask.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.


Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet
e-mailit tek adresa: hr@elektroservis.al.

Afati i dorëzimit: 31/01/2020!


* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.



Cel. : 0689029966
 


Apply WhatsApp
Back
Top