• Tirane, kerkohet Specialist blerjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
  • Garanton për shoqërinë furnizim të vazhdueshëm pa mungesa me mallra cilësore me çmime konkuruese që garantojnë një qarkullim të shpejtë dhe një marzh të lartë. Këto mallra nuk duhet të krijojnë stok të tepëruar përveç ofertave.
  • Të interesohet vazhdimisht për të rejat e tregut dhe tëpasurojë vazhdimisht magazinën me artikuj të rinj.
  • Ёshtë përgjegjës që të mos ketë mungesë mallrash në magazine me të cilat është e lidhur xhirua dhe e ardhura e ndërrmarjes.
  • Të mbajë marrëdhënie të mira dhe të drejtperdrejta me furnitorin duke kontaktuar vazhdimisht me të.
  • Të negocioje çdo muaj për ofertat e mundshme të rradhës, apo marrjes së të paktën një artikulli me çmim oferte pavarësisht kalendarit fletëpalosjeve kjo si për produktet e vendit dhe për ato të importit.
  • Ёshtë përgjegjës për rritjen e çmimeve. Duhet të marrë njoftim nga furnitori i një muaj përpara për mallrat ekskluzive, të konsultohet me drejtorin për çmimin e shitjes në treg ne rastet kur do të ketë rritje çmimi, Të njoftohet në kohë sektori i shitjeve.
  • Të jetë korrekt në dt e porosive, e ngarkesave, doganave, shkarkimeve dhe gjithashtu dhe të kërkojë korrektesë nga të gjithë bashkëpunëtorët.
  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me transportuesit dhe të kërkojë korrektësi në transportet të mallrave si në cilësi dhe në kohë.
  • Ёshtë përgjegjësi për ndjekjen dhe evidentimin e skadencave të artikujve te porositur në magazinë. Për këtë, informohet që në momentin e hyrjes së mallit në magazinë mbi skadencat dhe urgjentisht merr masa për eliminimin e pasojave negative kur është mall importi dhe kthimin e tij kur janë produkte të furnitorëve të brendshëm.
  • Merr informacion të plotë për aktivitetin e konkurencës apo furnitorëve tek konkurenca.
  • Mban përgjegjësi për rakordimin e vazhdueshëm financiar me furnitorët.
  • Mban përgjegjësi për çdo çrregullim mallrash të ardhur nga blerjet deri në eliminimin e plotë të gabimeve.
  • Të njoftojë shitësit e produkteve, drejtorin, administratorin sapo të informohet mbi rritjen e çmimeve në blerje
  • Të njoftojë shitësit e produkteve, drejtorin administratorin dhe kur ka ulje të çmimeve apo oferta nga furnitorët.
  • Njofton magazinierin për planifikimin e blerjeve dhe të bien dakort për ditën e furnizimit.
  • I dorëzon, për çdo blerje, magazinierit një kopje të porosisë së blerjes me datën e mbërritjes së mallit.
  • Menaxhon blerjet brenda vendit duke blerë shpesh dhe me sasi të vogla , veç rasteve të ofertave.
  • Njofton financën për kushtet e pagesave dhe kohën e kryerjes së tyre.
  • Mban rakordim të saktë për paletat duke supervizuar Magazinierin dhe Transportuesin.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga eprorët.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]
 


Apply
Back
Top