• Vlore, ofroj vend pune Supervizor i Njesise se Pastrimit

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.

Balfin Real Estate është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.

Pozicioni: Supervizor i Njësisë së Pastrimit
Departamenti: Asete & Shërbime
Vendndodhja: Palasë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Supervizori i mirëmbajtjes në kompleksin rezidencial dhe turistik Green Coast menaxhon aktivitetin e përditshëm të njësisë së pastrimit ku përfshihen, pastrimi i të gjitha mjediseve të brendëshme dhe të jashtme, hapësirat publike duke siguruar një shërbim konform standardeve/protokolleve që ofrohet në resorte komplekse rezidenciale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Menaxhon aktivitetin e përditshëm të Njësisë së Pastrimit ku përfshihen, pastrimi i të gjitha mjediseve të brendëshme dhe të jashtme, hapësirat publike;
  • Kujdeset që shërbimi i ofruar të jetë konform standardeve/protokolleve që ofrohet në resorte komplekse rezidenciale;
  • Planifikon, organizon ekipin për të siguruar efikasitet të shërbimit të dhënë;
  • Mbikëqyr stafit dhe proceset ditore, javore, mujore, vjetore;
  • Ble, porosit produktet e konusmueshme si lëndë larëse – pastruese;
  • Mban inventarin;
  • Nxjerr KPI për performancën e njësisë;
  • Kryen inspektime në çdo ambient që ofrohet ky shërbim;
  • Rekruton, programon dhe trajnon të gjithë anëtarët e rinj të stafit të Njësisë së Pastrimit;
  • Mban buxhetin e njësisë, duke ofruar përmbledhje faturimesh dhe shpenzimesh;
  • Mban standardet më të larta të pastërtisë, sigurisë dhe sjelljes;
  • Njohuri për ISHP dhe standardet e sigurisë;
  • Përcakton dhe mirëmban planin e punës të Njësisë së Pastrimit, dhe kujdeset për të bërë njoftimin tek stafi përkatës;
  • Siguron mirëmbajtjen dhe furnizimin me të gjitha pajisjet që nevojiten për njësinë;
  • Mban përgjegjësi të plotë për indetifikimin e problematikave të njesisë së pastrimit;
  • Suporton në përgatitjen e buxhetit dhe ndjek realizimin;
  • Mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e shpenzimeve;
  • Mban dokumentacionet përkatëse si procesverbale, kontrolle ditore;
  • Siguron njohuri të mira për optimizimin e shërbimit të pastrimit/higjenës;
  • Kryen raportime periodike mbi situaten;
  • Harton rregullore dhe procedura;
  • Si dhe çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga HD përkatës;

Edukimi:

  • Të zotëroje diplomë universitare të ciklit të parë “Bachelor”.

Eksperiencat e punës:

  • Përvojat e përgjithshme në këtë fushë mbi 3 vjet eksperiencë në punë.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira koordinimi;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi Leadership;
  • Të jetë i/e orientuar drejt rezultateve;
  • Të ketë mendim kritik;
  • Të jetë i/e vëmëndshme ndaj detajeve;
  • Të ketë njohje të gjuhës angleze (është avantazh).

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt BRE_0220.
Afati i dorëzimit: 22/01/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top