• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Mirembajtjeje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Gjuha
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Punonjës Mirëmbajtjeje

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të kryej shërbime mirëmbajtjëse, parandaluese dhe riparime në ambjentet e CCBS. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Kryen riparime të mëdha dhe të vogla përreth ndërtesës.
  • Zëvendëson dritare të thyera; riparon dyer, bravat e derës, rafte e sirtare; instalon dritare.
  • Merret me riparime të ndryshme në ambjentet e tilla si; marangoz, hidraulik, mekanik, etj.
  • Inspekton pajisjet e kompanise për problemet e mundshme dhe raporton probleme nese ka.
  • Merr masa për të kryer mirëmbajtjen e pajisjeve dhe mjeteve.
  • Kryen mirëmbajtjen e përgjithshme mbi sistemet sanitare dhe mekanike të ndërtesave.
  • Leviz / Sposton mobilje dhe pajisje sipas udhëzimeve që i jepen.
  • Respekton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë të shkollës së mesme
  • Një vit përvojë si përgjegjës në mirëmbajtjen e godinave.
  • Aftësi të mira në përdorimin pajisteve të dorës dhe elektrike.
  • Aftësi të mira komunikuese
  • Integriteti i fortë dhe etika e punës
  • Vetënisje e puneve - në gjendje të identifikojë punën që duhet bërë dhe të bëjë atë pa u udhëzuar nga dikush me pare.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 26 Janar 2020.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset të Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top