• Tirane, ofroj vend pune BTL Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
McCann Tirana, një nga agjencitë më të mëdha në Shqipëri në fushën e komunikimit dhe marketingut (mccann.al/about), në kuadër të zgjerimit të departamentit të BTL dhe Shërbimit të Klientit është në kërkim të një Menaxheri BTL të talentuar.

Çfarë duhet të ketë patjetër një Menaxher BTL që bëhet pjesë e skuadrës sonë:
  • Mendon në mënyrë kreative
  • Di t’u japë zgjidhje problemeve
  • Është mjeshtër/e i negociatave
  • I pëlqen jeta në agjenci
  • Merr iniciativa me vetëbesim

Çfarë bën konkretisht një Menaxher BTL?
  • Një menaxher BTL-i planifikon dhe organizon aktivitetet promocionale, eventet, seminaret, festat dhe konferenca për klientet e agjencisë.
  • Menaxhon të gjithë procesin që nga faza e planifikimit e deri në realizimin dhe më pas raportimin e eventit. Ky rol është kryesisht operacional dhe shpesh përfshin punën në grup.

Çfarë kërkohet minimalisht
  • Diplomë universiteti në Marketing, Komunikim ose Biznes.
  • 3-5 vite eksperiencë në sektorin e Eventeve dhe BTL ose eksperiencë si Account Manager me përvojë në BTL
  • Anglishte perfekte

Orët e punës
Në përgjithësi orët e punës janë orët normale të zyrës por mund të të duhet të punosh disa orë shtesë përfshirë pasditet dhe fundjavat kur afron eventi.

Çfarë duhet të dërgosh për të aplikuar
  • Një CV të shkurtër që përshkruan përvojën, arritjet, edukimin dhe trajnimet.
  • Një letër të shkurtër motivimi

Aplikimet dërgohen në: info@mccann.al. Afati për të aplikuar është data 10 janar 2020.

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e dytë.
 


Apply
Back
Top