• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier/e Kostoist ( Preventivues) per MOBILERI

Pozicioni: Inxhinier/e Kostoist ( Preventivues) per MOBILERI

Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri Kostoist ( Preventivues ) ka përgjegjësi kryesore nxjerrjen e kostove te materialeve qe perdoren ne projeket e realizuara nga arkitekte te ndryshem - hartimin e preventivave si edhe te çmimeve

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Rakordimi mujor me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse, për zëra të punimeve që kryen vetë kompania.

Kontrolli i preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit.

Raportimi i kostos së objekteve tek Menaxheri i Projektit, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës.

Kontroll i tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Menaxheri i Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.

Kontrolli mujor fizik i inventareve për materialet.

Hartimi i preventivavedhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare.


Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi - Inxhinieri Druri

Kualifikime të tjera :
Eksperiencë si preventivues ose kontrollues kostosh mbi 5 vjet, ne zberthimin e skicave ne fushen e mobilerise.

Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në kompanitë qe meren me fushen e mobileris.

Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD të zotrojë shumë mirë Paketën Office ,të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën : euromobilje@gmail.com

Cel. : 067 202 6272
 


Apply WhatsApp
Back
Top