• Tirane, ofroj vend pune Teknik Elektromekanik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni: Teknik Elektromekanik
Departmenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendodhja: TEG

Përshkrim i Pozicionit të Punës
Roli kryesor i këtij pozicioni ështe të kryej instalime, mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemeve frigoriferike / HVAC / elektrike të qëndrës në tërësi si dhe njësive tregtare.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  1. Njohuri të standarteve, proçedurave dhe rregullave të ndërhyrjeve në sistemet frigoriferike, kondicionimi dhe paisjeve elektrike.
  2. Të inspektojë dhomën e kompresorëve dhe ventilatoret për ndonjë anomali.
  3. Të kontrollojë njësitë e brendshme për funksionim normal të tyre dhe të bëjë zëvendësimin e komponenteve të dëmtuar nëse duhet.
  4. Kontrolli për rrjedhje, vakum dhe mbushje me gas /vaj.
  5. Të realizojë kontrollet dhe shërbimet e mirëmbajtjes sipas proçedurave dhe standarteve të përcaktuara nga eprori.
  6. Monitorimi i alarmeve në sistemet e kondicionimit.
  7. Instalimi i njësive të reja kondicionim/frigoriferike.



Kërkesat e pozicionit të punës:

1. Edukimi:
- Bachelor në Profilin Elektrik/Mekanik
- Preferohet shkollë profesionale ose kurse profesionale për

2. Eksperiencat e punës:

  • 4-5 vite punë në të njëjtin profil


3. Aftësi të tjera:
  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.




Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV;

nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail: hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:
“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”
Afati i dorëzimit: deri në dt. 06 Janar 2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top