• Tirane, ofroj vend pune Drejtues të Komunikimit dhe PR

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kërkesë për punësim: Drejtues të Komunikimit dhe PR

SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në kuadër të procesit të plotësimit të personelit kërkojmë të punësojmë ​Drejtues të Komunikimit dhe PR.
Kandidati duhet të përmbushë këto kritere:


  • Të jetë i diplomuar(preferohet në një nga vëndet e BE-së) në fushën e Gazetarisë / Shkencave Sociale/ PR;
  • Preferohet të ketë gradën shkencore “Doktor”;
  • Eksperiencë pune, të paktën 5 vite në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie / trajnime;
  • Të ketë përvojë në kërkimin shkencor;
  • Të ketë aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një projekt me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe për të lehtësuar bashkëpunimin midis palëve;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike (Paketa Office etj).

Qëllimi i pozicionit:
Të drejtojë dhe menaxhojë, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Marketingut dhe Eventeve, si edhe me zyrat e tjera të Universitetit, aktivitetet që lidhen me imazhin dhe komunikimin e shërbimeve të Universitetit, ku përfshihen: marketimi i fushatës së rekrutimit; sigurimi i pozicionimit të saktë të markës së Universitetit në treg; identifikimi dhe komunikimi i qartë i vlerave të markës në treg; etj.

Aktivitetet kryesore

  • Në bashkëpunim me zyra të tjera të Universitetit, të identifikojë dhe përshkruajë qartë pozicionimin e markës institucionale.
  • Të identifikojë dhe shkruajë mesazhet e qarta që do të vendosen në të gjitha portalet / materialet promovuese / publikime të Universitetit.
  • Të sigurohet për një shpërndarje të saktë të materialeve që mbartin markën institucionale në kanalet e posaçme të komunikimit (Media Plan).
  • Të sigurohet për cilësinë e komunikimeve në kanalet e Mediave Sociale të Universitetit (website, facebook, instagram, youtube, tëitter dhe linkedin).
  • Në bashkëpunim me zyrat e tjera të Unviersitetit, të jetë përgjegjës për hartimin e strategjisë afatgjatë të Imazhit të Universitetit (plan 5 vjeçar).
  • Përgjegjës për vendosjen dhe menaxhimin e buxhetit të komunikimit në media dhe shpërndarjen e saktë të tij në periudha dhe procese të caktuara, gjatë një viti.
  • Në bashkëpunim me Zyrën e Rekrutimit, të jetë aktiv dhe proaktiv në procesin e rekrutimit, si edhe në identifikimin e tregjeve të reja / mundësive të reja rekrutuese.
  • Të mbështesë zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë për krijimin e materialeve promovuese që lehtësojnë komunikimin me Universitetet / Partnerët Ndërkombëtarë.
  • Të krijojë dhe mirëmbajë formate të brëndshme komunikimi dhe procedura për mbarëvajtjen e punës me zyrat e ndryshme brënda Universitetit dhe grupin e punës.
  • Të jetë i / e gatshme të punojë në grupe të ndryshme dhe të ndërmarrë detyra të tjera të ngarkuara nga Administratori / Administratori i deleguar i Universitetit.
  • Të jetë i aftë të lektorojë lëndë në fushën e Marketingut dhe Komunikimit me fokus në ATL.
  • Të bashkëpunojë ngushtë me Institutet Kërkimore brenda Universitetit për projekte aktuale dhe potenciale.
  • Të ketë aftësi të mira kërkimore shkencore.
Procedura e aplikimit:

Kandidatët aplikues, deri në datën 8 janar 2020, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në “Universiteti Marin Barleti” (në formë të printuar) si dhe në adresën elektronike hr@umb.edu.al,dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kopje të noterizuar të diplomave dhe listës së notave të studimeve universitare dhe pasuniversitare;
  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe dhe angleze, në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
  • Dy kontakte reference. (opcionale)

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top