• Te Stela Resort kërkon të punësojë Magazinier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
“Te Stela Resort” kërkon të punësojë :

" Magazinier"


Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Bën pranimin dhe kontrollin e të gjitha mallrave të dorëzuara ne magazinë.
2. Bashkëpunon me departamentin përkatës për marrjen e mallarave në dorëzim;
3. Kontrollon dhe menaxhon mallin e magazinës duke përfshirë menaxhimin e inventarit;
4. Organizon dhe kontrollon periodikisht produktet qe do të marr në dorëzim;
5. Përgatit dokumente për marrjen e produkteve në dorëzim nga ana e tij;
6. Kryen sistematikisht inventarët në magazinë.
7. Mban pergjegjësi materiale për mallin e depozituar në magazinën e tij, sistemon, dhe
rregullon vazhdimisht vendosjen e mallit të depozituar, mban rregull dhe pastër
magazinën duke bashkëpunuar me punëtorët e magazinës. Pergjigjet për gjendjen dhe
levizjen e materialeve qe ka në magazinë.
8. Bashkepunon me Shefin e prokurimeve për realizimin e furnizimit.
9. Perpilon dokumentin përkatës justifikues si Fletë-hyrje e Flete-dalje për çdo levizje të
mallrave duke zbatuar në çdo rast rregullat financiare.
10.Realizon dhe kontrollon saktesinë e inventarit në magazinë dhe përputhjen e gjendjes
fizike me atë kontabël.
11.Informon periodikisht Përgjegjësin e Sektorit për gjendjen e magazinës dhe probleme të
ndryshme qe dalin.


Kualifikime dhe Kërkesa

1. Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë
2. Të ketë eksperinece pune si magazinier mbi 3 vite
3. Të njohi shumë mirë paketën Microsoft Office
4. Të jetë i organizuar në punë dhe bashkëpunuaes
5. Të ketë patentë të klasit B


TË TJERA

1. Transporti është i garantuar nga kompania.

Personat e interesuar mund të dergojne cv-te e tyre brenda datës 30.01.2020 në adresat e mëposhtme:


Email: burimenjerezore@testela.al
Tel: 0684034463
Adresa: Autostrada Tr-Dr, Km 7 Mezez, Kashar Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top