• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitje

ALKOS GROUP është një ndër grupet më të rëndësishme dhe potenciale të Kompanive të marketingut dhe distribucionit në Shqipëri. Ky Grup daton që prej vitit 2004, themeluar në Tiranë dhe me Zyra Qendrore të lokalizuara në një pozicion shumë strategjik industrial, në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12.
ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: DREJTOR SHITJE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Drejtori i Shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Planifikimi dhe organizimi mbulimit territorial të produkteve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara;
  2. Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
  3. Krijimi dhe zhvillimi i marrëdhenieve të mira me klientët;
  4. Menaxhimi dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për strategjinë, zhvillimin dhe shpërndarjen e qëllimeve vjetore të shitjes;
  5. Parashikimi i planit të shitjeve dhe monitorimi i realizimit të tyre;
  6. Mbikqyrja e stafit dhe sigurimi i menaxhimit të drejtimit për të nxitur shitjet;
  7. Njouri te mira te tregut dhe cmimeve; pozicionimin e konkurenteve, etj.
  8. Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.
  9. Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkësave të tregut;
  10. Te kete njohuri mbi produktet para farmaceutike dhe spitalore;
  11. Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  1. Edukimi: Të ketë përfunduar studimet në një nga degët e mjekësisë ose veterinarisë;
  2. Eksperiencë Pune mbi 3 vjet në këtë pozicion.
  3. Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje;
  4. Aftësi të shkëlqyera në komunikim si verbalisht ashtu edhe në të shkruar;
  5. Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
  6. Njohuri të programevë Microsoft Office dhe FINANCA 5;
  7. Leje drejtimi;


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 30. 04. 2020

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top