• Tirane, ofroj vend pune Analist/ e Financiare

ANALIST/ E FINANCIAR

Kompania "Gjikuria shpk" eshte nje kompani prestigjoze ne tregun shqiptar e cila operon ne fushen e ndertimit dhe kryesisht ne ate te infrastruktures. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte te rendesishme ne rang vendi. Kerkon nje analist financiar me kerkesat :

Funksionet kryesore :


  • Analizon projekte investimesh, informacione financiare për të bërë parashikime të biznesit, të industrisë dhe kushtet ekonomike të duhura në marrjen e vendimeve për investime;
  • Interpreton të dhëna që ndikojnë në programet e investimeve, të tilla si çmimi, stabiliteti ekonomik, tendencat e ardhshme, risqet e investimeve, si dhe ndikimet ekonomike në to;
  • Vlerëson performancën financiare të kompanise dhe riskun financiar në investimet e saj
  • Shkruan raporte dhe rekomandime afatshkurtër mbi planet dhe flukset e mjeteve monetare afatgjata;
  • Këshillon kompanine apo investitorët rreth marrjes pjesë në tendera të aspekteve financiare;
  • Zhvillon, zbaton dhe përdor mjete dhe metoda të duhura për manaxhimin dhe analizën e portofolit financiar
  • Ndihmon në përgatitjen e buxheteve operative dhe të investimeve;
  • Jep rekomandime mbi investimet dhe kohën e përshtatshme për investime të kompanise, personelin e duhur dhe informacione të tjera të nevojshme që kanë të bëjnë me to;
  • Përgatit plane veprimi për investime në bazë të analizave financiare;
  • Paraqit raporte me shkrim për trendet e përgjithshme ekonomike dhe mbi analizat financiare të kryera;
  • Respekton politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga kompania
Kritere te pozicionit :


  • Minimum 2-3 vite experience ne funksione analize financiare
  • Aftesi te mira analitike dhe perpunimi te dhenash financiare
  • Diplome universitare profili Ekonomik
  • Aftësi për të prodhuar raporte të cilësisë së lartë dhe prezantime efektive për stafin manaxhues të kompanisë
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, ambicie për të arritur objektivat dhe dëshirë për të punuar në grup
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze
  • Njohuri te mira kompjuterike te programeve financiare dhe Paketes Office

Te interesuarit te dergojne CV brenda dates 25 dhjetor ne adresen info@gaia.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top