• Tirane, ofroj vend pune Specialist Projektesh

Universiteti Metropolitan Tirana shpall pozicion vakant pune “Specialist Projektesh”.
Të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, janë të lutur të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në adresën e email-it eelmazi@umt.edu.al deri me datë 15 Dhjetor 2019.

Përshkrimi i Punës:
  • Identifikimi i thirrjeve për aplikim në projekte në programin Horizon 2020, Creative Europe, EU for citizens dhe Interreg/IPA, etj dhe analizimi i kritereve të tyre sipas rastit;
  • Përpilim i njoftimeve drejtuar fakulteteve apo strukturave të tjera lidhur me projektet dhe thirrjet për aplikim;
  • Dhënia e informacionit dhe ofrimi i asistencës së nevojshme për hartimin, aplikimin, ndjekjen dhe realizimin e projekteve;
  • Shkruan projektet sipas rastit;
  • Përgatit raportet e ndryshme dhe zbardh takimet;
  • Përgatit dokumentacionin administrativ për aplikim në projekte dhe rrjete;
  • Identifikimi i thirrjeve dhe njoftimeve nga ministritë, ambasadat dhe OJF;
  • Përkthime të dokumentave të ndryshme lidhur me projektet;
  • Asistimi në organizimin e trajnimeve, workshop-eve, seancave informuese lidhur me shkrimin dhe menaxhimin e projekteve;
  • Detyra të tjera të deleguara nga eprori.
Kriteret:
  • Të ketë përfunduar studimet master në shkencat humane;
  • Të ketë eksperiencë pune, të paktën 1 vit;
  • Të dëshmojë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira organizuese.
Dokumentet e kërkuara:
  • CV
  • Kopje e diplomës Bachelor dhe Master;
  • Çertifikatë e gjuhës angleze;
  • Kopje e çertifikatave, kualifikimeve dhe trajnimeve.
 


Apply
Back
Top