• Tirane, ofroj vend pune Asistente Administrative

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozita: Asistente e Drejtorit te Pergjithshem
Raporton : Drejtorit te Pergjithshem

Kompania "Gjikuria shpk" eshte nje kompani prestigjoze ne tregun shqiptar e cila operon ne fushen e ndertimit dhe kryesisht ne ate te infrastruktures. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte te rendesishme ne rang vendi.

Përshkrimi i vendit të punës:
Detyrë primare e asistentes administrative është të dije te përfaqësoje kompaninë para palëve të treta, të jetë e shkathët në komunikim, të dijë të organizoj kohën dhe takimet si dhe mbaje situatën nën kontroll edhe në raste të punës nën presion.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Punon ne menyre proactive per te koordinuar punet dhe angazhimet e
    Drejtorit te Pergjithshem te kompanise.
  • Harton, shkruan dhe shpërndan shënimet e takimeve/ mbledhjeve dhe raportet
  • Menaxhon axhenden e Drejtorit te Pergjithsem duke koordinuar,
    monitoruar dhe konfirmuar takimet.
  • Ndermjeteson komunikimet e Drejtorit te Pergjithshem me stafin
    manaxherial, punonjesit apo me palet e treta.
  • Punon ne menyre te pavarur per projekte te vecanta me kerkese te
    Drejtorit te Pergjithshem.
  • Kryen detyra te tjera te percaktuara nga Drejtori i Pergjithshem.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplome Universitare ( Preferohet profil ekonomik ose inxhinjerik )
Aftesi te tjera :

  • Të njohë rrjedhshëm gjuhën angleze (njohja e gjuhëve tjera do ketë përparësi) në të folur dhe në të shkruar (dëshmitë mbi ketë kërkohen)
  • Të njoh punën me kompjuter, sidomos punën me Microsoft Office (Word, Excel, Powerpoint, etc)
  • Te ketë aftësi të mira analitike, të zgjidhjes së problemeve dhe aftësi të mira organizative.
  • Te kete aftesi te mira komunikuese dhe pune ne grup.
Ju lutem te interesuarit te dergojne CV brenda dates 20 dhjetor ne adresen info@gaia.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top