• Tirane, ofroj vend pune Asistente Ekzekutive

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani që zhvilon dhe prodhon produkte për sisteme elektromekanike ,po kërkojmë në Tiranë:

Asistente Ekzekutive

Detyrat kryesore:


  • Përgatitja dhe përcjellja e takimeve të brendshme dhe të jashtme. Kur është e nevojshme, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në takime të jashtme dhe përcjellje me palët përkatëse;
  • Menaxhimi i projekteve speciale të caktuara nga CEO;
  • Prioritizimi dhe administrimi i shumë projekteve njëkohësisht dhe përcjellja e çështjeve në kohën e duhur;
  • Parashikimi i nevojave nga ekipi dhe identifikimi i mundësive për të krijuar procese dhe sisteme për të thjeshtuar rrjedhën e zyrave;
  • Përgatitja e axhendes dhe rikujtimi i perditshëm mbi programin e caktuar;
  • Rikujtesa për CEO për detyra dhe afate te rëndësishme;
  • Rezervimi dhe rregullimi i udhëtimeve të CEO, transportin dhe akomodimin.
Kërkesat e profilit:

  • Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil;
  • Njohje shumë e mire e paketës MS Office;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, njohja e gjuhes turke përben avantazh;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi shumë të mira organizuese.
PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, spër çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 05/12/2019.


Provo suksesin me The HeadHunter!

Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
 


Apply WhatsApp
Back
Top