• Tirane, ofroj vend pune Specialist

Pershkrim i Shkurter i Kompanise

Kompania CSP – “Communication Security Powerhouse” pozicionohet si nje nga kompanite prestigjoze ne dizenjimin, projektimin dhe implementimin e sistemeve te detektimit dhe shuarjes se zjarrit si dhe sistemeve inteligjente BMS dhe Automatizim. Bashkpunimini me prodhues lider nderkombetare ne fushen e implementimeve te ketyre sistemeve si dhe angazhimi ne disa projekte te rendesishme ne vend, krijon avantazhe dhe mundesi mjaft te mira per bashkpuntoret e saj, si ne rritjen e dijes ne nje treg mjaft dinamik ne teknologji, si dhe ne aspektin financiar dhe shoqeror dhe te vlerave qe vete kompania mbart.

Pozicioni i Punes – Specialist per Sistemet e Detektimit dhe Shuarjes se Zjarrit

  • Te njoh mjaft mire arkitekturen e funksionimit te sistemeve Hardware, dhe komponenteve te saj
  • Dizenjim, projektim dhe zhvillim i projekteve inxhinierike per sistemet e detektimit dhe shuarjes se zjarrit.
  • Perllogaritje dhe kalkulime hidraulike, percaktim i dimensioneve, karakteristikave te tubacioneve, shperndarjes, pozicionimit te sprucatoreve, presionit dhe kohes se zbrasjes se gazit/agjentit.
Kriteret kryesore
  • Te jete i diplomuar ne arsimin e larte profesional ne nje nga deget (Mekanike, Hidroteknik, Elektrike ose Ekuivalente)
  • Minimumi 3 vjet pune me sistemet e shuarjes se zjarrit. Paisja me certifikatat perkate perbejne avantazh.
  • Zoterim i gjuhes angleze perben avantazh.
  • Njohuri te mira te programeve Autocad, Windows, Microsoft Office, etj

Benefitet

  • Page sipas standarteve bashkohore
  • Bonus per realizime ne kohe dhe me cilesi te sistemeve
  • Trajnim dhe certifikim (brenda dhe jashte vendit)
  • Mundesi rritje ne karriere dhe pergjegjesi
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit info@csp.al.
CSP – We do care about people, business and environment!


Cel. : +355 (0)422 11 445
 


Apply
Back
Top