• Tirane, kerkohet Inxhinier/e Kostoist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale të Kompanisë.

Kompania ManeTCI, një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri dhe rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier/e Kostoist
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Ai/Ajo raporton direkt tek Menaxheri i Projektit dhe Drejtori Teknik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgatitja e situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nën-kontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet;
  • Rakordimi mujor me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
  • Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse, për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
  • Kontrolli i preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
  • Ndjekja e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me PM,PT,IK;
  • Raportimi i kostos së objekteve tek Menaxheri i Projektit, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës;
  • Përgatitja e preventivave të paketave tenderuese;
  • Rishikimi e analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
  • Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;
  • Kontroll i tregut për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Menaxheri i Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë;
  • Asistenca në përgatitjen e buxhetit mujor, cost raporteve dhe Cash Flow të punimeve;
  • Kontrolli mujor fizik i inventareve për materialet;
  • Hartimi i preventivavedhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturist

Kualifikime të tjera:

  • Eksperiencë si preventivues ose kontrollues kostosh mbi 3 vjet, për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në kompanitë e ndërtimit;
  • I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme;
  • Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Aftësi komunikuese dhe punuese në grup;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0619.

Afati i dorëzimit: 30/11/2019

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top