• Vlore, kerkohet Inxhinier/e Zyre

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale të Kompanisë.

Kompania ManeTCI, një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri dhe rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Pozicioni: Inxhinier/e Zyre
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë/Vlorë


Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zyrës përgatit raporte të ndryshme të punimeve, si edhe asiston në kontrollin dhe përgatitjen e situacioneve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Detyra të zbatimit

  • Mban korrespondencë me inxhinierët në zbatim dhe dokumenton informacionet e shkruara dhe fazat e punimeve;
  • Përgatit ditarin e raportit të punimeve dhe raporton tek MD/PM, inxhinierët e kantierit dhe inxhinierët e tjerë të përfshirë në projekt;
  • Suporton në përgatitjen e dosjeve të dokumentacionit tekniko-ligjor të vilave;
  • Suporton në përgatitjen e situacioneve mujore për punimet totale dhe progresive të kryera në objekte nga secili nënkontraktor;
  • Suporton në përgatitjen e preventivave të punimeve shtesë;
  • Suporton në procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, ndjek komunikimin me institucionet sipas kërkesës së zyrës qendrore dhe PM;
  • Detyra të tjera administrative, në lidhje me dokumentin e informacioneve teknike që vijnë nga inxhinierët;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen
Detyra administrative të Burimeve Njerëzore

  • Përgatit orët përmbledhëse të punës dhe të dhënave të tjera për stafin, dërgon prezencën e stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
  • Evidenton lejet vjetore të stafit, mungesat ditore, raporte etj.;
  • Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
  • Planifikon nevojat në kantier, harton urdhër-kërkesat dhe ndjek miradministrimin e
  • shpërndarjes së kancelarive.
  • Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi ose Mjedisi.
  • Kualifikime të tjera:
  • Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
  • Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
  • Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
  • Njohuri të mira në paketën office dhe programe të tjera të lidhura me punën.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0719

Afati i dorëzimit: 30/11/2019

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 


Apply
Back
Top