• Tirane, ofroj vend pune Menaxher

Latitude, një kompani ndërkombëtare e cila gërsheton argetimin me një stil jete të shëndetshëm me baze në Australi, vjen për herë të parë në Europe pikërisht në Tiranë. Kompania Latitude operon prej shumë vitesh në tregun ndërkombetar me një standart tepër të lartë shërbimi. Jemi në kërkim të individëve energjike dhe pasionante qe kane ambicie për të arritur më shumë. Pervecse pagës së kënaqshme Latitude ofron nje ambient pune professional ku dhe argetimi nuk mungon.

Latitude kërkon të punësojë:

Menaxher


Kriteret dhe pergjegjsite:

- Drejton dhe mbikqyr stafin, për të siguruar përmbushjen e objektivave të përcaktuara;
· Të menaxhojë buxhetin e Departamenteve të shoqërisë në funksion të rritjes së cilesisë së shërbimeve;
- Vlerëson të dhënat operative dhe financiare për të përcaktuar ecurinë e shitjeve;
- Zhvillimi dhe implementimi i buxhetit dhe planeve për operacionet e kompanisë;
- Të sigurojë trajnim për punonjësit për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të përmirësuar performancën e tyre të punës;
- Siguron përputhshmërinë me politikat dhe procedurat e kompanisë;
- Monitoron aktivitetet e departamenteve për të siguruar një klientelë të kënaqur;
- Kontakton menaxherët, si dhe stafin tjetër për të komunikuar informacionin përkatës;
- Presenze e vazhdueshme ne ambjentet e punes për të siguruar menaxhim efikas dhe efektiv, si dhe përformancë të lartë;
- Monitoron nivelet e inventarit për të përcaktuar nevojën për furnizim të rezervave në secilin department te kompanise;
- Pranon dhe analizon ankesat e klientëve për të adresuar dhe zgjidhur çështjet e tyre,
- Zhvillimi i politikave te kompanise;
- Te kete perfunduar studimet e larta per Administrim Biznes ose ne fusha te ngjashme; kualifikimet pas universitare do te perbejne avantazh;
- Te kete experience te mëparshme pune në këtë pozicion ose në pozicione të ngjashme, minimum 5 vite;
- Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi ndërpersonal dhe te krijojë një ambient miqësor ne ekipin e tij dhe me departamentet e tjerë;
- Kandidati duhet të ketë aftësi shumë te mira planifikimi, organizimi, negocimi dhe shitjeje, si dhe te ndjeke zbatimin e programeve në detaje;
- Të zotëroje shumë mirë në të shkruar dhe të folur gjuhen angleze, gjuhet e tjera do të përbëjnë avantazh;
- Njohës shume i mire i programeve kompjuterike dhe programeve bazë të kompjuterit;
- Të kujdeset për pasjen e një imazhi professional gjatë gjithë kohës për të gjithë stafin.
- Të jetë aktiv në krijimin dhe zbatimin e një kalendari eventesh gjate vitit financiar.
- Për shkak të natyrës së këtij pozicioni pune, kandidati duhet të jetë fleksibel në orare.


Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të dergojne CV e tyre me foto te koheve te fundit dhe nje leter interesi ne adresen e e-mail-it
humanresources@thg-shpk.com ose contact@thg-shpk.com per me shume informacion mund te na ndiqni ne https://youtu.be/7ovVBNubVSo

CV do te trajtohen konfidencialisht dhe vetem kandidatet e perzgjedhur do te ftohen per interviste!

Ju mirëpresim!
 


Apply
Back
Top