• Tiranë Ofroj vend pune Këshillues Klienti M/F

Kompania L&M Comercial, një ndër kompanitë lider të distribucionit, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit kërkon të punësoj Këshillues Klienti F/M, për zonën e Tiranës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Viziton çdo pikë shitje në zonë, sipas një programi ditor të paracaktuar.
-Të jetë shumë e kujdesshme në pozicionimin e produkteve si dhe stokut në pikat e shitjes.
-Identifikon klientët e rinj.
-Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët.
-Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon me departamentet përgjegjës deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
-Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me eproret, mbi ecurinë e punës dhe mbi problematikat e hasuara.

Kualifikime/ Kërkesa :
-Të ketë mbaruar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punoj në grup.
-Të ketë dëshirë të punoj në terren.
-Të jetë e motivuar për arritjen e rezultateve.
-Të disponoj patentë të klasit B

Të interesuarit të dërgojnë CV-në me e-mail në adresën: sales@lmcomercial.al
Vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top