• Tirane, ofroj vend pune Magazinier & Logjistike

Pozicion Vakant: PERGJEGJES MAGAZINE (M)
Departamenti i Magazinimit dhe Logjistikes
ALKOS GROUP ALBANIA eshte Distributori Ekskluziv per tregetimin e markave me te njohura nderkombetare ne fushen e Artikujve Shtepiak dhe te Konsumit,
Kozmetikes dhe te Kujdesit personal, me Zyra Qendrore ne Autostraden Tirane – Durres, km 12.

PËRGJEGJËS MAGAZINE

MISIONI DHE FUNKSIONET BAZË:
Përgjegjësi Magazinës është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, zinxhirit të furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit. Përgjegjësitë e tij gjithashtu përfshijnë menaxhimin e të gjithë ciklit të punës që nga magazinimi e deri në shpërndarjen e mallrave; plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit në të gjithë Shqipërinë, duke koordinuar stafin në ndarjen e roleve e përgjegjësive dhe duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  1. Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes, magazinën, transportin dhe cilësinë e shërbimit/shpërndarjes;
  2. Eshte pergjegjes per realizimin dhe performimin e drejte te detyrave qe lidhen me mbarevajten gjate procesit te punes prane magazinave;
  3. Kontrolli i faturave dhe packing list dhe konfirmimi me email në lidhje me saktësinë e porosive të magazinuara;
  4. Mban inventar per te gjithe produktet qe ka ne mbikqyrje dhe mbikqyr statusin e porosive, dërgesat;
  5. Realizon ndarje te percaktuar sipas kodeve, llojit dhe nenllojit te produkteve,
  6. Ndjek dhe raporton problemet e linduara nga dëmtimet e produketve;
  7. Mbikqyr, trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të punës;
  8. Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
  9. Është përgjegjës për mirëmbajtjen e të gjithë objekteve dhe mjeteve të Kompanisë;
  10. Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit (duke u kujdesur edhe për shpenzimin e karburantit me evidencat perkatese dhe mirembajtja teknike e mjeteve të tjera të punës (Libri i makines), Raportimi i ketyre shpenzimeve.


AFTËSITË:

  • Aftësi të mira organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të mira komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Ndjenjë përgjegjësie;
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KERKESAT:



  • Arsimi i mesem (i larte perben avantazh),
  • Eksperienca te ngjashme ne fushen e shperndarjes, distribucionit ne tregun shqiptar rreth 2 vite,
  • Aftesi te mira komunikuese, organizative dhe menaxhuese,
  • Te jete i gatshem te pershtatet, te marre pergjegjesi dhe te jete i besueshem,
  • Te kete aftesi ne zgjidhjen e problemeve dhe te punoj nen presion,
  • Mosha: mbi 30 vjeç

Aplikimet mbyllen me 15. 07. 2020

Luten te gjithe te interesuarit te aplikojne duke derguar CV-ne ne adresen Email: o.cela@alkosgroup.al
Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni do te njoftohen per interviste.

*Te gjithe aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te larte sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top