• Tirane, ofroj vend pune Oficer i Rekuperimit të Kredive, Zona Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Oficer i Rekuperimit të Kredive, Tiranë

Oficeri i Rekuperimit të Kredive siguron mbledhjen e kredive të humbura (90+ DPD) si dhe rekuperimin e portofolit të kredive të fshira nëpërmjet ndërmarrjes së hapave intesivë ligjorë.

Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore me qëllim rekuperimin sa më të shpejtë të kredive të humbura dhe atyre të fshira dhe me një kosto sa më të vogël;
  2. Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat dhe strategjitë që janë pjesë e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij;
  3. Studion dhe investigon dosjet e klientëve që janë në menaxhim të tij, në mënyrë që të ketë një pasqyrë sa më të qartë dhe informacion sa më të saktë për situatën ekonomike, financiare, shoqërore dhe mundësitë për pagesë që klienti mund të ketë;
  4. Rifreskon informacionin me të dhënat e sakta për klientin , të cilat i kanë rezultuar gjatë punës së tij;
  5. Takon rregullisht dhe në menyrë frekuente klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion, ndjek, përdor në vazhdimësi metoda pune të efektshme me qëllim rekuperimin sa më të shpejtë të detyrimeve dhe me një kosto sa më të ulët;
  6. Në të gjitha rastet kur kontaktet janë humbur me njërin ose me të gjithë debitorët, përdor mjete dhe mënyra të ndryshme, me qëllim identifikimin/rikontaktimin e tyre;
  7. Identifikon dhe ve në zbatim mënyra efektive për të marrë informacion rreth investimeve që mund të ketë kryer klienti si dhe nëse ka borxhe të tjera, me qëllim të ketë konkluzion të qartë e të saktë për aftësinë paguese të klientit dhe sigurohet për ripagimin e kredisë;
  8. Në varësi të ecurisë dhe negociatave me klientin propozon mënyrën se si do të bëhen pagesat në vazhdim dhe sigurohet për zbatimin e këtyre marrëveshjeve;
  9. Propozon dhe siguron zbatimin e proçedurës për kalimin për ndjekje ligjore edhe para afatit të evidentuar në procedurën e përcaktuar;
  10. Propozon kalimin në proçedura përmbarimore për rastet që ka në menaxhim, sipas proçedurës së brendshme të NOA.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë Universitare e preferueshme në Juridik ose Administrim Biznesi, Financë, Ekonomi, ose në fusha të tjera të ngjashme ;
  2. Preferueshëm 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
  3. Aftësi të provuara negociuese;
  4. Aftësi për të bindur klientët për të paguar dhe/ose për t’u ofruar alternativa të tjera zgjidhjeje;
  5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  6. Njohuri shumë të mira mbi kodin civil, kodin e proçedurës civile dhe legjislacionin mbi funksionimin e shërbimit përmbarimor privat dhe shtetëror ;
  7. Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit.

Si të aplikoni:
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin deri në datë 20 nëntor 2019.
 
Back
Top