• Durres, ofroj vend pune Kasiere

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.
Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.
Pozicioni: Kasiere
Departmenti: Kasave
Vendodhja: Jumbo DURRES

Permbledhja e Pozicionit: Fokusi kryesor i nje kasiereje eshte qe t’ju ofroje klienteve nje sherbim te jashtezakonshem dhe te mirembaje hapesiren qe ka ne pergjegjesi.


Detyra dhe Pergjegjesi :

  • Te sherbejne dhe komunikojne me klientet.
  • Te skanojne produktet.
  • Te kontrollojne çdo produkt qe kalon mbi kase.
  • T’ju komunikojne çmimin konsumatoreve.
  • Te marrin, te numerojne parate nga klientet dhe te kthejne kusur.
  • Te printojne fatura dhe te komunikojne me zyren e Finances.
  • Te ndihmojne konsumatoret ne gjetjen e produkteve specifike dhe t’i informojne mbi ofertat me te fundit.
  • Te sigurojne vendosjen, reklamimin dhe mbushjen si duhet te te gjitha produkteve ne rafte (ne territorin prane kasave) duke zbatuar udhezimet e Supervizorit direkt.
  • Te mbajne hapesiren e vet te rregullt e te pajisur me furnizimet e nevojshme.

Kerkesat:

  1. Edukimi: Arsim i larte (Pa obligime shkolle ne vazhdim)
  2. Eksperiencat e punes:

  • Te pakten 1 vit pervoje te meparshme te ngjashem ne kete pozicion

  1. Kualifikime te tjera:

  • Njohuri te gjuheve te huaja
  • Te njohin dhe perdorin shume mire programet baze te kompjuterit

Aftesi te tjera:

  • Aftesi shume te mira komunikuese jane thelbesore.
  • Aftesi per te operuar me programet baze te kases.
Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronike [B]hr@jumbo.al[/B]

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
 


Apply
Back
Top