• Tirane, ofroj vend pune Specialiste e Burimeve Njerezore

Kompania Donianna është prodhuesi më i madh dhe më i suksesshëm i këpucëve të lekurës në Shqipëri.
Filloi në vitin 1992 si një biznes i vogël familjar, tashmë është transformuar në një grup kompanish përbërë
nga: Donianna Sh.P.K.Rozimpex Sh.P.K. dhe ASC 2 Sh.P.K. (Albanian Shoes Coorporation)

Shoqeria Donianna, po kerkon punonjese ne pozicionin “ Specialiste e Burimeve Njerezore”

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Përgjegjës për impementimin e të gjithë procedurave të BNJ, administrim, rekrutim, trajnim , vlerësim performance etj;
·- Koordinon gjithë procesin e rekrutimit, nxjerr njoftimet, organizon intervistat dhe procesin e punësimit të punonjësve të rinj;
- Administron dosjet e personelit, përgatit kontratat e punës, pagat, kryen deklarimet perkatëse në zyrën e punës dhe tatim-taksa;
- Ndjek dhe zhvillon procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve;
- Koordinon procesin e trajnimit dhe zhvillimit të stafit bazuar në nevojat e identifikuara;
- Ndjek procedurën e largimit të punonjësve;
- Përgatit dokumentacionin e nevojshem për lejet e lindjes të stafit;
- Mban lejet vjetore te stafit/raportet shëndetësore;
- Kujdeset për nevojat për trajnim të stafit sipas kërkesës së Departamenteve dhe plotëson skemën e amortizimit të trajnimit.
- Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për aplikim për Leje Pune dhe Leje Qëndrimi për punonjës me shtetësi të huaj.

Kërkesa dhe kualifikime

- Diplomë Universitare në degën Administrim Bisnes,Drejtesi...
- Eksperiencë Pune: Të ketë ekperiencë pune të mëparshme në fushën e manxhimit te BNJ.

Kualifikime të tjera:
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
- Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
- Zotërimi i gjuhës angleze përbën përparësi;
- Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
- Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
- Aftësi për të koordinuar punën;
- Aftësi për të marrë iniciativa dhe propozuar përmirësime në sistemin e manaxhimit të BNj.

Te interesuarat jane te lutur te dergojne Cv-te e tyre ne adresen e e-mail:finance@donianna.com
brenda dates 20/11/2019.
 


Apply
Back
Top