• Lushnje, ofroj vend pune Social Media Specialist,Lushnje

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Përmbledhja Pozicionit:

Social Media Specialist krijon dhe ndjek strategjinë e marketingut dixhital të kompanisë. Mbulon pjesën krijuese që të zhvillojë më tej komunikimin online të Kompanisë.


Detyra dhe Përgjegjësi:


-Ndërton dhe ndjek strategjinë e komunikimit dixhital të kompanisë, sipas strategjisë së marketingut si dhe duke ndjekur politikat e Kompanisë;
-Identifikon platformat inovative të cilat ndihmojnë zhvillimin e komunikimit online të kompanisë sipas strategjisë së përcaktuar;
-Identifikon potenciale dhe krijon marrëdhënie me partnerë të medias dixhitale;
-Përmirëson të dhënat në webfaqen dhe prezencën online në rrjetet sociale të Kompanisë që të rrisi njohjen e grupit dhe njësive të saj
-Ruan ndikimin si kompani e fortë online përmes rrjeteve sociale
-Kujdeset për mirëmbajtjen vizuale dhe përmbajtjen e informacionit të rrjeteve sociale të Kompanisë;
-Kujdeset që cdo fushatë, promocion, event, etj, të marrë vëmendjen maksimale në marketingun dixhital;
-Ndjek dhe kontrollon konkurrencën në komunikime online;
-Kujdeset për imazhin e kompanisë vizualisht duke vendosur një standard të lartë komunikimi;


Kërkesat Minimale:


-Të zotërojë diplomë universitare.
-Të ketë eksperiencë pune në profile të ngjashme;
-Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
-Njohuri shumë të mira mbi komunikimin online;
-Njohuri shumë të mira në kërkime dhe hulumtime;
-Njohuri shumë të mira mbi zhvillimet më të fundit të teknologjisë së komunikimit dixhital;
-Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
-Dëshirë për bashkëpunim;
-Të jetë person kreativ;


Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën elektronike hr@metropolgroup.al për pozicionin përkatës deri në datën 05.11.2019.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top