• Tirane, ofroj vend pune Drejtuese, Agjensi Marketingu

Profesionisti_banner.jpg

Profesionisti në emër të një Klienti, i cili është një nga Agjencitë Marketing më të mirënjohura në Shqipëri, po rekruton rolin" Drejtor Agjencie".

Qëllimi i Pozicionit: Udhëheq punën në përputhje me rregullat dhe politikat e kompanisë. Garanton cilësi të lartë të shërbimit ndaj Klientit, performancë të lartë komerciale, dhe arritje të objektivave të Kompanisë.

Detyrat dhe Pergjegjësite:
• Harton strategjinë dhe planet e punës të Agjencisë, konverton këto strategji në objektiva për tu arritur nga sektorët përbërës të Agejncisë.
• Harton politika, procese dhe procedura që garantojnë fluksin e punës së Agjencisë dhe mbarëvajtjen e saj. Garanton zbatimin e tyre nga të gjitha palët e përfshira.
• Menaxhon efektivisht Sektorët e Agjencisë duke u garantuar që:
a.Secili sektor ka marrë objektiva performance si sektor dhe për secilin individ
b.Gjithë ekipi është i angazhuar dhe zhvillohet më tej me qëllim maksimizimin e kontributitit të tyre,
të gjithë punonjësit janë prezantuar si duhet me punën e pritshme prej tyre me qëllim arritjen e objektivave dhe maksimizimin e performancës së tyre
c.Gjithë sektorët punojnë të bashkuar dhe në mbështetje të secilit,
d.Secili individ punon me standarde të larta profesionale dhe disiplinore sidomos përkundrejt klientit.
• Udhëheq Menaxherët e Projekteve dhe garanton përputhshmërinë e projekteve me objektivat dhe strategjinë e Agjencisë.
• Mbikqyr dhe ndjek marredhënien me Klientin me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre dhe ofrimin e shërbimit cilësor.
• Merr pjesë ne takime me Kliente te rëndësishem me qëllim prezantimin e shitjes, negocimin dhe mbylljen e kontratave të shitjes. Perfaqeson Agjencine ne aktivitete te ndryshme.
• Kontribuon për përmirësim dhe zhvillim të vazhdueshëm të mënyrave aktuale të funksionimit me qëllim:
a.rritjen e profesionalizmit të punonjësve,
b.përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve,
c.përmirësimin e eficencës dhe efektiviteteti të shitjeve,
d.maksimizimin e fitimit.
• Detyra te tjera sic nevojiten/kërkohen.

Aftësite e kërkuara:
Arsimimi: Diplomë universitare. Preferohet dega Marketing / Manaxhim.
Pervoja e Punes: +5 vite përvojë të mëparshme në pozicion drejtues, në një kompani publiciteti apo marketingu me rol zhvillues biznesi me përgjegjësi komerciale.

Aftësi te tjera:
• Aftësi shumë të mira drejtuese.
• Aftësi të forta në marketing dhe shitje.
• Aftesi shume te mira komunikuese.
• E orientuar drejt arritjes së rezultateve.
• Njohuri shumë të mira të gjuhes angleze.
• Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me Klientët e rëndësishëm.
• Te punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interesin më të mirë të Kompanise.

Procesi i Aplikimit: Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre, tek adresa rekrutim@profesionisti.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top