• Vlore, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë
Kompania Mane TCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier Elektrik
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Elektrik koordinon të gjitha Punimet elektrike, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në një kantier ose në shumë kantiere. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve elektrike të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të larte.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza ,që nga projekt ideja ,zbatim dhe kolaudim përfundimtar.
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkotraktorëve elektrik për t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt.
  • Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total
  • Identifikon, tregun e materialeve dhe te instalatorëve elektrike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore
  • Kryen detyra të tjera që i caktohen
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm te objektit
  • Hartimin dhe kontrollin e situacioneve mujore.
  • Hartimin dhe mbikëqyrjen, mirëmbajtjen periodike të sistemit instalimeve elektrike gjatë fazës të shfrytëzimit
  • Përpilon dhe koordinon punën per përgatitjen e manualeve te mirëmbajtjes të instalimeve elektrike.
  • Merr pjese ne hartimin dhe zbatimin e rregullores se sigurimit teknik ne lidhje me instalimet elektrike.
  • Përgatitja e dosjes per lejet ne institucionet përkatëse ,ne kohen e duhur
  • Detyra te tjera qe i ngarkohen nga supervizoret përkatës

Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në Inxhinieri Elektrike.

Kualifikime të tjera:

  • 5 -7 vjet eksperiencë pune, eksperience ne HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj.
  • Aftësi në koordinimin e punimeve elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj..
  • Aftësi kompetente ne skicime, ne programim te sakte, instalime dhe testime te sistemeve elektrike
  • Aftësi shume te mira komunikimi dhe aftësi nderpersonale.
  • Te ketë njohuri ne proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe ne menaxhimin e projektit.
  • Eksperience ne CAD dhe MS është një avantazh, si dhe aftësia për te lexuar projektet dhe specifikimet
  • Njohuri ne përpilim kontratash ne sipërmarrje për instalimet elektrike).

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0419

Afati i dorëzimit: 07.10.2019

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top