• Tirane, Model mbeshtetes punesimi: Studim, Trajnim dhe Punesim

BARLETI TRAINING AND TESTING CENTER (BTTC) është institut trajnimesh i UNIVERSITETIT MARIN BARLETI i cili bashkëpunon me kompani private të cilëve u mundëson sugjerimin me garanci të kandidatëve të testuar, trajnuar dhe certifikuar në profile dhe pozicione të ndryshme, që lidhen me tematikat dhe programet e trajnimeve praktike-profesionale bazuar në modelin: Studim, Trajnim, Punësim.

Ky model konsiston në testimin, orientimin, trajnimin dhe certifikimin për aftësimin profesional, individual dhe praktik të studentëve, të sapodiplomuarve apo profesionistëve me pak apo shumë përvojë pune,dhe më pas mbështetjen nga ana e BTTC për ndërmjetësimin e tyre në punësim, drejt kompanive të interesuara për kandidatëtë kompletuar për vendet vakante. Kandidatet prezantohen me referenca dhe mbeshtetje te plote per punesim duke i rritur shanset e punësimit.

Nisur nga sa më lart ftojmë aplikantët e interesuar për tu punësuar të bëhen pjesë e modelit për të qenë të gatshëm dhe të aftë ti përgjigjen punësimit me profesionalizëm të lartë, të aplikojnë duke derguar cv-në e tyre e duke specifikuar në subjekt pozicionin e punës për të cilin interesohen, në emailin zyrtar: bttc.mng@umb.edu.al

Ju informojme se te dhenat tuaja ruhen ne konfidencialitet te plote dhe u sherbejne vetem qellimit per te cilin aplikoni konform te gjitha rregullave dhe ligjeve ne fuqi

BARLETI TRAINING AND TESTING CENTER
SHLUJ MARIN BARLETI
Adresa:

Kampusi 1 Rr Sami Frasheri nr 41 përballë me Digën e Liqenit, Tiranë
Kampusi 2 Rr Frang Bardhi, Tiranë
Email: bttc.mng@umb.edu.al
Facebook: Trajnime Marin Barleti / Barleti Training and Testing Center






 


Apply
Back
Top